leoni

Për herë të parë në historinë e shtetit të Maqedonisë kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptar

Për herë të parë në historinë e shtetit të Maqedonisë kryetari i Kuvendit do të jetë shqiptar

Në bazë të marrëveshjes së arritur në mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit  qeveritar në Maqedoni LSDM dhe BDI , kryetar i Kuvendit do të jetë shqiptar, i cili do të jetë nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, i ka thënë KosovaPress-it shefi i Kabinetit të kryetarit të kësaj partie, Artan Grubi. Grupet parlamentare janë koordinuar, për t’i tejkaluar dallimet mes partive politike, ku janë pajtuar me përbërjen e Komisionit për Emërime dhe Zgjedhje, të cilin do ta udhëheq VMRO-DPMNE. Mbledhja konstituive e Kuvendit të Maqedonisë, pritet do të vazhdojë të hënën dhe pas konstituimit të Kuvendit, do të procedohet me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Lahi Brahimaj: AAK kundër votimit të fshehtë për kryeparlamentar, gati për zgjedhje të reja

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, ka deklaruar se partia e tij …