Për të rinjtë e Hanit të Elezit prezantohen te tri skemat e trajnimit

Në komunën e Hanit të Elezit u mbajt takimi i përbashkët i administratorëve të fshatrave dhe vendbanimeve të komunës së Hanit të Elezit me përfaqësuesit nga Klubi i Prodhuesve te Kosovës, organizata HELP, dhe AUK me ç’rast janë prezantuar te tri skemat e trajnimit dhe punësimit qe mbështeten nga USAID EMPOWER. Në emër të komunës së Hanit të Elezit takimin e hapi Nënkryetari i komunës Mallzum Qajani ndërsa skemat e trajnimeve, kushteve dhe kritereve për aplikim i prezantuan nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës Dren Ajeti, nga organizata HELP Gent Saraçi, si dhe nga AUK Leonora Çereti. Në takimin i cili u moderuar nga Mentor Rexhepi nga USAID EMPOWER Private Sector, iu bë ftesë të rinjve të komunës së Hanit të Elezit që të shfrytëzojnë këtë mundësi që ofrojnë këto skema të trajnimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …