Drejtori për Zhvillim Ekonomik, në komunën e Deçanit, Isuf Demhasaj, ka mirëpritur në takim përfaqësues nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar – JICA, si dhe zyrtar nga Departamenti i Turizmit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Bashkëpunimi me JICA përfaqëson një mundësi të re për të avancuar zhvillimin e turizmit në komunën tonë, duke u mbështetur në përvojën e tyre ndërkombëtare dhe në projektet konkrete që ata realizojnë me sukses në shumë vende të botës, ka thënë Demhasaj.
Gjatë ditës, u zhvilluan disa takime me ekzekutivin e komunës, organizatat lokale, shoqërinë civile, si dhe u realizua një vizitë në fshatin Belle, ku u prezantua trashëgimia kulturore dhe potenciali natyror i zonës.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
