Përfaqësues të Baden Württemberg, kanë vizituar QR “Shtëpia e Felbahut” në Suharekë

Një delegacion nga Baden Württemberg-u i Gjermanisë, me përfaqësues të qevërisë nga ky vend, ka vizituar Qendrën e Rinisë “Shtëpia e Felbahut” në Suharekë, ku janë njoftuar me aktivitetet që i zhvillon kjo qendër. Delegacioni gjerman u prit nga kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, i cili ju ka shprehur mirëseardhje atyre dhe i ka shoqëruar gjatë kësaj kohe, duke parë nga afër aktivitetet që zhvilloheshin. Si shenjë nderimi kryetari Muharremaj iu ka dhuruar nga një varëse me portretin e “Hyjnesha në front”, që janë punuar po kështu gjatë aktiviteteve në QR “Shtëpia e Felbahut” në Suharekë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …