leoni

Albin

Përfaqësues të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës biseduan me zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje

Përfaqësuesit e Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës (KSHZ) zhvilluan të shtunën e kaluar, 21 maj 2016, një takim me një delegacion të  Lëvizjes Vetëvendosje, të kryesuar nga ish-lideri Albin Kurti dhe Salih Salihu, deputet në Kuvendin e Kosovës. Takimi u mbajt në Lausanne, në vazhdën e takimeve që Vetëvendosje! zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile e mërgatës shqiptare në Zvicër. Takimi ishte një mundësi për shkëmbim mendimesh rreth temave, të cilat preokupojnë komunitetin shqiptar në Zvicër. Para deputetëve të parlamentit të Kosovës KSHZ ngriti disa çështje, të cilat janë në qendër të aktivitetin të KSHZs e që prekin drejtëpërdrejtë përditshmërinë dhe ardhmërinë e shqiptarëve në shtetin helvetik: problemi i hapur për sigurimet sociale, kartoni i gjelbër, regjistrimi i shtetasve të Kosovës në diasporë, si dhe mundësitë për organizimin më të mirë të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Deputetët  u zotuan, që si në të kaluarën edhe në të ardhmen, do të mundohen aq sa të kenë mundësi, që të ndihmojnë mërgatën. Deputeti Albin Kurti potencoi se LVV, ka një pjesë të programit qeverisës që merret me mërgatën.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …