Pas mëdyshjeve se a do ta pret në takim apo jo, kryetari Thaçi vendos të takohet më Lajçakun

Thaçi përshëndet vullnetarët për pastrimin e mjedisit

Kryetari, Hashim Thaçi ka përshëndetur aksionin e sotëm për pastrimin e vendit. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se vullnetarët që sot po e pastrojnë Kosovën janë heronjtë që i nevojiten shtetit tonë. “Mbi 50.000 vullnetarë sot po e pastrojnë Kosovën anë e kënd. Vendi ynë ka pasuri të shumta. T’i çmojmë dhe të kujdesemi për ato. Këta vullnetarë janë heronjtë që sot i nevojiten shtetit tonë, patriotë që kujdesen për të tashmen por edhe për të ardhmen e Kosovës, të qytetarëve të saj dhe brezave që do të vijnë. Shembullin e këtyre vullnetarëve ta ndjekim të gjithë”, thuhet në shkrimin e kryetarit, Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Natyra Kuçi: Arlinda Zekaj kërkoi ndihmë, por nuk arriti të kthehej e qetë te djali i saj

Natyra Kuçi, shoqe e Arlinda Zekajt, ka rrëfyer përpjekjet e saj për të gjetur siguri …