Kryetari i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja suedeze Magdalena Andersson, do të diskutojnë më 28 qershor me kryetarin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan lidhur me synimet e tyre për anëtarësim në NATO, të cilat janë bllokuar nga Turqia. Palët do të zhvillojnë këto bisedime në kuadër të samitit të NATO-s që mbahet këtë vit në Madrid nga 28 deri më 30 qershor. “Presidenti Niinisto do të takohet nesër në Madrid me presidentin turk Erdogan dhe kryeministren suedeze Andersson, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg”, ka thënë presidenca finlandeze, duke shtuar se takimit do t’i paraprijë një rund bisedimesh mes zyrtarëve finlandezë, suedezë dhe turq, të ftuar nga NATO-ja, në Bruksel”.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
