Përfaqësuesit e VV-së akuzohen për standarde të dyfishta në numërimin e votave në QNR

Përfaqësuesi i LVV në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe sekretari i VV-së, Alim Rama, janë përfshirë në tensione dhe ndërhyrje në QNR. Sipas burimeve të gazetës “Nacionale”, përplasja nisi kur Alban Krasniqi insistoi që fletëvotimet ku nuk figuronte Partia “Fjala”, por kishte shenjë te logoja e VV-së, të numëroheshin si vota të vlefshme për Vetëvendosjen. Megjithatë, situata u komplikua kur Alim Rama kundërshtoi pranimin e fletëvotimeve me të njëjtin format, por që favorizonin partitë opozitare si LDK-në dhe AAK-në, duke kërkuar anulimin e tyre. Ky veprim ka ngritur dyshime për përdorimin e standardeve të dyfishta në procesin e numërimit, me qëllim favorizimin e VV-së.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …