Brickos

Përfaqësuesit sindikal nga Shërbimi Korrektues i Kosovës takohen me ministren Haxhiu diskutojnë për kushtet e punës

Përfaqësuesit sindikal nga Shërbimi Korrektues i Kosovës takohen me ministren Haxhiu, diskutojnë për kushtet e punës

Përfaqësuesit sindikal nga Shërbimi Korrektues i Kosovës të kryesuar nga Kryetari i Sindikatës  Zenun Sadikaj dhe nënkryetari  Frashër Raçi dhe të tjerë u pritën në takim nga Ministrja Albulena Haxhiu, si dhe këshilltarët e ministres Genc Nimoni-shef i kabinetit, dhe Flamur Pireva. Diskutimi në këtë takim kryesisht kishte të bënte me trajtimin më dinjitoz të punëtorëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke adresuar kërkesat e tyre në raport me pagesat shtesë të premtuara nga Qeveria e RKS-së, ndryshimin dhe përplotësimin e ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës dhe statusin e tyre, ligjin për pagat, pensionet bazë, pastaj sigurimin shëndetësor, për pajisje me uniforma të reja dhe gjithashtu për përmirësimin e infrastrukturës dhe kushteve të përgjithshme të stafit etj. Ministrja Haxhiu shprehi vullnetin dhe mbështetjen e pakursyer për të proceduar më tutje kërkesat e sindikatës së punëtorëve, në mënyrë që të gjithë ata, pa dallim, të kenë kushte më të përshtatshme pune, të trajtohen më me dinjitet dhe ta kenë respektin e merituar dhe mbështetjen institucionale.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …