Xheva Salihaj

Xheva Salihaj: Poezi për Nënën

NËNA, REZISTENCË E DHIMBJEVE TË FORTA

Nënë o nënë!
Më thuaj si kështu, fare pa pritur ike prej meje​
sëbashkë me engjëjt
në të pafundmin e kozmosit fluturim?
Tashmë e mbuluar tërësisht
me vellon e bardhë të një reje
e lagur ajo, prej lotëve të shiut të saj,
por më keq dhe me lotin tim.

Unë tashmë nuk e di
kush ish ai që më dha mandatën,
Ahhh.. kjo mandata e vdekjes,
e rëndë simbol, fatkeqësie!
Veçse di që në ato çaste
pa pritur dita krejt u err e u bë natë
Teksa u nisa për te ty,
më kot të paskam pritur të më vije.

Deomos ti luftoje për jetën,
sikurse në jetë, na solle me të qara
Përmes dhimbjeve të tua,
asaj i dhe, të madhin kuptim
Por ja që dhe ndodhëka
që të qarat e mia, dikur si foshnjë
Nuk mu ndanë së shoqëruari,
në më të madhin hidhërim.

Veçse jeta është e çuditëshme
me rregullat e rrepta të saj.
Ajo nuk më pyeti kurrë se ç’ndeja unë për ty
në timen zemër
Por me siguri, ti për mua për pak çaste
ndalove kohën e pastaj
Përmes lotëve që rreshkitën,
pa folur më thirre lehtë në emër

Ehh sa shumë e shumë gjera të pabesueshme
mbart kjo botë!
Mbase dhe sot se si ndodhi
nuk mund të kuptoj dot kurrësesi
Veç shpirtin nënat kurrë nuk e japin,
por dhe ai nuk del dot
Nëse nuk ndien mbi ballë, dorën e vendosur,
prej të vetit fëmi

Nënë! Nuk e di, por me hijen e vdekjes,
pse mu duke aq e bukur?
Lotin e fundit teksa pashë të rrokullisej
ngadalë mbi të zbehtën faqe

Jo, jo nuk e fshiva aspak,
por në gjunjë u ula atë për ta puthur
Dhe pse luftove për jetën,
në emër të saj u prehsh o nënë në paqe!

Nënë e mira nënë!
Kushedi sa herë për ne, ty tu drodh buza te porta
Nënë e gëzimeve të mëdha,
por dhe rezistencë e dhimbjeve të forta!

JANË LODHUR

(Marrë shkas nga deputeti i lodhur dhe i kushtova vëllezërve, nuses Lumnijes, gjegjësisht Izahirit kësaj radhe, atë tmerrë që pash me sytë e mi)

Janë lodhur po po,
ata vërtet janë lodhur shumë,
se kur neve po luftonim me jetën a vdekjen
ata ishin të qetë
krejt të qetë mbase dhe flinin gjumë

Ata vërtet janë lodhur
kështu e thonë edhe 21 vjet pas Luftës
ne fakt këta nuk kanë qenë asnjëherë të ngarkuar
Kur ne mblidhnim vëllezërit tanë
Motrat, nuset, nënat, fëmijët, baballarët, pleqtë
Me gjak të mpirë
Në fytyrë

Ata gjithmonë do t’na thonë se janë lodhur
Kur ne të plagosurit i jepnim një pikë ujë
sa për t’i kthyer shpirtin e vrarë
trupin e gjakosur nga çetnikët serbë ngrehur zvarrë
ashtu një pikë ujë për t’i lagur buzët,
sa për ta mbajtur edhe për pak minuta gjallë
se për ta shpëtuar nuk mundnim
Me gjithë ata plumba në trup
ai do të vdiste
Po, do të vdiste
Se nuk kishte më fuqi
Nuk e mbanin më gjallë as shpresat

Ata vërtetë janë lodhur
kështu thonë që 21vjet

Ja pastrova plagën
Ja putha ballin
Ja putha dorën
Ja fshiva lotin
Vëllait
Dorën ja vura mu te zemra
mu aty⁵
ku e kishte kafshuar plumbi
Doja t’ia ndalja gjakderdhjen
por ishte e pamundur,
lumi i jetës tashmë kishte dalë nga shtrati

Ma gëzofsh lirinë me tha!
Unë shkova po ty po t’i lë ca fjalë
Motër
Kur të vjen liria mos harro
Nëse më sjell lulet e njoma
Shkruaje mbi timin varr:
“Ishte 17 vjeç
Robërinë nuk e duroi dot”

Ia mbylla sytë,
dorën ia vura ne gjoks bashkë me tjetrën
Ai ishte i bukur
i bardhë si bora në male
kishte shtat të hedhur,
Në ato momente e kujtoja kur hiqte valle
i zgjuar flokë ngjyre gështenje
sy të bukur si kaltërsi qielli
Iku i mori të gjitha me vete
për t’ia falur lirisë

E ata vërtet janë lodhur
se asnjë nga këto
sytë e tyre nuk i kanë parë
as në ëndërr

Nuk ka më vështirë për njeriun
se kur vjen momenti
për ta hedhur dheun mbi trupat e më të dashurve,
Por kur Kosovës i kanoset rreziku nga armiqtë
nuk ka rrugë tjetër
pos FLIJIMIT
Ky është çmimi

Çmim
që duhet ta paguash shtrenjtë
për të qenë të barabartë
me popujt që LIRINË e gatuan shekuj më parë
kurse ne mbijetuam
pa e parë asnjë ditë të bardhë

E ju mos u lodhni
neve nuk na thyeni dot
Edhe në ato momente nuk ishin ata që lodheshin
ndaj liria ka marrë emrin e vet
për ata që u betuan
Të vdekur po
e nder shkja kurrë mos me mbet!

(Vëlla Izahir, sekonda pa ju është vit për mua, por Liria paska më shumë kuptim vetëm duke e dhënë më të shtrenjtën, JETEN për çka dhe u flijuat ti Lumnija dhe tre vëllezërit tjerë, sot atdheut i bëni roje e kombit nder)

Të ruaj puthjen e fundit
Bashkë me lotin amanetin qe ti ma le
Të vdekur po,
por të robëruar nuk mundemi të jetojmë mbi këtë DHE.

28 Nëntor 2020
Velden am Wörthersee

IZAHIR SALIHAJ MARTIR i EKZEKUTUAR nga forcat QETNIKE serbe më 13 prill 1999 ne moshen 17 vjeqare ndiqte mesimet ne degen e Mjekesise ne shkollen e mesme ” Elena Gjika” Ferizaj

Autore Mimoza Legisi ( dedikuar nenes se Pese Martireve nenes sime )

Nje lot qe s’thahet
Sot mbi Kaçanik nuk po ndritka Dielli
mjegullnaja shtëpive gjithkund paska ra
ditë dhe natë së bashku i paska kthyer qielli
Nënë Azeminja s’mund po çohet ma
Bilbili mbi maja këngën ka ndaluar
qyqja po vajton mbi kulmin e çatise
rrugë te gjatë ka nisur Nënë Azeminja
përgjithmonë do dalë nga dera e shtëpisë
Tokën lagin lotët nga dhimbja e madhe
i madh dhe i vogel trishtimi i ka zënë
po i qajnë dertet qe jeta asaj i fali
luftës ia dhuroi kater djemtë e saj
Loke zemër trime sot qenke dorëzuar
mbi ktë shtrat te hekurt s’po fol asnjë fjalë
mos vallë mallë kishe për djemtë e shkuar
a për nusen tënde që vdekur ka ra
Trimereshë Kosove, zemra të tradhëtoi
peshës së dhimbjes s’i bëre dot ballë
loti yt i fshehur zgavrave të shpirtit
syve kurrë s’ka rrjedhur për djemtë e vrarë
Sot po i kthen shpinën shtëpisë tënde të vjetër
vajzës, farefisit ,Kosovës gjithkujt
varrit do t’i bindesh pranë nuses dhe djemve
mbi kokë do freskojnë te heshturat selvitë
Ndoshta do të përmallesh për tokën e shkelur
të kthesh kokën pas nuk do mundesh më
të qëndrosh nën hijen e pemëve të mbjelluna
kur këndon bilbili degë më degë pa nda
Mbi varret e juaja lulet do të mbijnë
për ju do vajtojnë motër dhe vëlla
dhimbja për vëllezër shumë e madhe është
por një lot për nënë nuk mundet me u tha.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …