BQK merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore

BQK merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka marrë pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që edhe këtë vit, për shkak të pandemisë Covid-19 u organizuan nga distanca. Në takimet pranverore, të cilat u zhvilluan nga data 5 deri më 12 prill 2021, Guvernatori Mehmeti dhe përfaqësuesit e BQK-së morën pjesë në takim me Drejtorin e Departamentit për Evropë të FMN-së, Alfred Kammer, me të cilin u diskutua për zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe lidhur me planet dhe pritjet për vitin 2021. Për këto zhvillime, u diskutua edhe në takimin me ekipin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën. Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti informoi përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar lidhur me gjendjen në sistemin financiar të vendit. Përfaqësuesit e BQK-së zhvilluan takim edhe përfaqësues të FMN-së, përkatësisht me Departamentin e Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit, ku u diskutua lidhur me procesin e zbatimit të rekomandimeve të dala nga asistencat e mëhershme teknike të FMN-së. Në këtë takim u shpreh edhe interesi për përkrahje në të ardhmen, për fushat me rendësi për BQK-në.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …