Brickos

PËRFUNDOI DITA E DYTË E MBAJTJES SË TESTIT TË MATURËS 2018

Pas rajonit të Ferizajt dhe Gjilanit, të martën është mbajtur dita e dytë e testit të Maturës Shtetërore 2018 në rajonin e Prishtinës. Në bazë të informatave të pranuara nga komisionarët dhe administruesit e testit, procesi i gjithë ditës së marte ka shkuar mirë, me disa parregullsi të vogla. Deri më tani, nga tri rajonet ku është zhvilluar testi i Maturës, pra në Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë, janë evidentuar gjithsej pesë administrues, të cilët kanë punuar në kundërshtim me përgjegjësitë e tyre dhe MAShT shumë shpejtë do të bëjë publikimin e emrave të tyre dhe do të marrë masa ndëshkuese konform vendimit dhe legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve edhe dhjetëra maturantë janë përjashtuar nga testi për arsye të përdorimit të telefonave në qendrat e testimit. Ndërsa, rastet tjera të parregullsive të shënuara gjatë këtij procesi, Ministria me kohë i ka raportuar në organet kompetente.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …