Zgjedhjet Maqedoni

Përfundoi fushata zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në Maqedoni, Sot heshtje një ditë para votimit

Ka përfunduar fushata zgjedhore për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, në Maqedoni dhe nga mesnata është aplikuar heshtja para votimit në ditën e diel. Votimi fillon nesër në orën  shtatë dhe do të zgjatë deri në ora 19. Zgjedhjet lokale do të zbatohen në 35 komuna në 1.517 vendvotime, ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë. Në rrethin e dytë marrin pjesë 70 kandidatë për kryetarë komunash.Në komunat e Shkupit, Çair, Butel, Saraj, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Shuto Orizarë të drejtë vote kanë 260.194 qytetarë, të cilët do të votojnë në 387 vendvotime.Në 29 komunat tjera në Maqedoni në rrethin e dytë mund të votojnë 573.616 qytetarë në 1.130 vendvotime.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Glauk Konjufca mohon shkeljen e Kushtetutës: Seanca mund të zgjasë mbi 24 orë

Glauk Konjufca ka hedhur poshtë pretendimet për shkelje të Kushtetutës lidhur me moskonstituimin e Kuvendit …