U mbajt ceremonia e diplomimit te studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

U mbajt ceremonia e diplomimit të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, i udhëhequr nga Rektori Bajram Kosumi, ka organizuar diplomimin e  studentëve të këtij Universiteti. Fillimisht, studentët e diplomuar të veshur me uniformën solemne, të prirur nga Dekanët e tyre, ai i Fakultetit të Edukimit, Ekonomik, Juridik dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, kanë parakaluar në sallë në prani të mysafirëve që ishin të shumtë, për të vazhduar në tribunën kryesore. Pastaj, po ashtu solemnisht kanë filluar ti zënë vendet e tyre edhe Rektori, Prorektorët dhe Sekretari i Përgjithshëm. Më pas nënë përcjelljen e Korit, është bërë intonimi i himnit të Kosovës, kombëtar dhe ai i Universitetit. Rreth punës, sukseseve, të arriturave dhe sfidat që e kanë përcjellë ose që i ka edhe sot  Universiteti “Kadri Zeka”, ka folur Rektori Bajram Kosumi. Ai ka falënderuar studentët, stafin akademik e administrative dhe të gjithë të pranishmit për punën dhe angazhimin e treguar në fusha të ndryshme në të mirën e Universitetit në përgjithësi.

Kontrolloni gjithashtu

Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Glauk Konjufca mohon shkeljen e Kushtetutës: Seanca mund të zgjasë mbi 24 orë

Glauk Konjufca ka hedhur poshtë pretendimet për shkelje të Kushtetutës lidhur me moskonstituimin e Kuvendit …