PËRFUNDOI MBLEDHJA E KOMITETIT PËR POLITIKË DHE FINANCA, E DYTA PËR KËTË VIT KALENDARIK

Udhëhequr nga Kryesuesi Kafexhiu, sot, është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF)  në komunën e Rahovecit për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishte edhe nënkryetari Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale. Mbledhja ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT u ceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.406/22, i datës 28.12.2022, për miratimin e Planit të Mobilitetit Urban 2022- 2027;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.404/22, i datës 28.12.2022, për miratimin e Planit të Vlerësimit të Rreziqeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë e Tjera për Komunën e Rahovecit;

  4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për faljen e borxheve të papaguara për taksat në aktivitete (afariste), nga data 1.1.2000– 31.1.2017;

  5. Shqyrtimi i propozimit për caktimin e komisionit për zgjedhjen e drejtorëve dhe të zëvendësdrejtorëve në institucionet edukativo- arsimore;

  6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake nga viti 2022, në vitin 2023;

  7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik P-01952-1, zona kadastrale Ratkoc;

  8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale P-01952-1;

  9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër personave fizikë dhe juridikë P-02240-73, zona kadastrale Rahovec;

  10. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale P-02240-73;

  11. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve për nevojat e komunitetit, të fshatit Kramovik P-00330-0;

  12. Shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve për nevojat e komunitetit të fshatit Polluzhë; – P – 00722-0;

  13. Raporti vjetor për kontratat e nënshkruara publike – 2022 – Kontratat kornizë;

  14. Informatë mbi menaxhimin e aseteve për vitin 2022;

  15. Informatë nga DKA-ja për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2022/2023;

  16. Të ndryshme.

Me shumicë votash, rendit të ditës iu shtuan edhe 4 pika të tjera, të njëjtat u votuan unanimisht dhe u proceduan për në seancën e rregullt të kuvendit;

▪️Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës të Komitetit për Komunitete për vitin 2023;

▪️Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim-plotësimit të rregullores 01Nr. 05/23 të datës 30.01.2023 për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Taksa Komunale 01 Nr. 80/20 i datës 29.06.2020, e ndryshuar dhe plotësuar me rregulloren 01 Nr.169/21 të datës 26.02.2021;

▪️Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shfuqizimin e vendimit 01Nr.149/2006 i datës 14.07.2006;

▪️Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për këmbimin e pronës komunale me pronën private P- 01041-1, zona kadastrale Xërxë.

Si zakonisht edhe për këtë mbledhje do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …