leoni

Përfundoi mbledhja e tetë e KPF-së për vitin 2023 në Rahovec

Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit të komunës së Rahovecit, Arbër Zenuni, sot, është mbajtur mbledhja e tetë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për vitin 2023. Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, si zakonisht ishin edhe Nënkryetari, Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët komunalë. Mbledhja si zakonisht ishte konstruktive, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, me shumicë votash u proceduan këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-02320-0, zona kadastrale Rahovec, me pronën e institucionit qendror, P- 02240-1, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;

  3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-05537-1, zona kadastrale Rahovec, me pronën private P-05539-0, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;

  4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01505-0, zona kadastrale Retijë, me pronën e institucionit qendror P- 00050-0, zona kadastrale Opterushë, për interes publik;

  5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01505-0, zona kadastrale Retijë, me pronën e institucionit qendror P-01987-0, zona kadastrale Opterushë, për interes publik;

  6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronave publike P-01313-1, P-01313-2, P01313-4, P-01313-5, zona kadastrale Rahovec, me pronën private P- 01313-3, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;

  7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës publike P-01015-1, zona kadastrale Xërxë, me pronën private P-01015-12, zona kadastrale Rahovec, për interes publik;

  8. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për përfshirjen e Komunitetit Rom dhe Ashkali 2023-2025;

Në mbledhjen e sotme ishte një pikë shtesë, e njëjta u votua unanimisht për t’u proceduar për në mbledhjen e rregullt të kuvendit:

Plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve nga ZKA për vitin 2022;

Propozimi i kuvendarit, Burim Krasniqi, që pika e tetë e rendit të ditës, 8. Shqyrtimi i Draft-Statutit të Ansamblit të Komunës së Rahovecit, të shtyhet për mbledhjen e radhës, u votua me shumicë votash.

Në fund të mbledhjes u prezantuan edhe dy pika tjera që të shqyrtohen në mbledhjen e rregullt të kuvendit;

Aprovimi i procesverbaleve të mbledhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura me datë 12.07.2023 dhe 17.07.2023.

 Vendimi për faljen e borxheve mbi tatimin në pronë.

Si zakonisht edhe për këtë mbledhje të KPF-së, do të përgatitet procesverbal nga Sekretaria e Kuvendit dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz në web-faqen zyrtare të komunës: https://kk.rks-gov.net/…/ekstraktet-e-procesverbaleve…/

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …