Përfundon java e vetëdijesimit për sigurinë në komunikacion

Përfundon java e vetëdijesimit për sigurinë në komunikacion

Pa marrë parasysh gjendja politike në vendin tonë, vëmendja e qytetarëve ishte në nivel të lartë gjatë gjithë javës në vetëdijesimin për një komunikacion rrugor më të sigurt. Java e katërt për siguri globale rrugore e Kombeve të Bashkuara këtë vit në Kosovë u shënua, duke filuar nga 7 deri më 14 maj. Aktivitetet e shumta në vetëdijesimin e qytetarëve janë realzuar gjatë një jave në vende të ndryshëm të Kosovës. Koordinatore e aktiviteteve, Genta Xheladini, tha se ishte një agjendë goxha e ngjeshur brenda këtyre shtatë ditëve por me rezultate të mira në vetëdijesimin e qytetarëve në komunikacionin rrugor. “Pa marrë parasysh gjendjes politike e cila ka mbizotëruar këto ditë në vendin tonë, vëmendja e mediave do të thotë edhe e qytetarëve në përgjithësi ka qenë në nivelin më të lartë, prandaj iu falënderojmë për bashkëpunim”, ka thënë ajo. Ndërsa zyrtari i Këshillit për siguri në komunikacionin rrugor, Arber Zhitia, tha se Ministria e Infrastrukturës, ka mbajtur aktivitete të shumta, duke filluar nga shkollat fillore dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve të cilat shërbejnë si rrugë e sigurtë për fëmijët e vendit. “Është duke u bërë edhe një hulumtim për njohuritë elementare të fëmijëve rreth trafikut në të cilat frekuentojnë prej shtëpisë deri në shkollë dhe trafiku të cilët iu bjerë të ecin me prindërit e tyre apo me shoqërinë e tyre. Gjatë kësaj jave të sigurisë, Ministria e Infrastrukturës është duke bërë hulumtime rreth ulëses së fëmijëve se sa është e natyrshme të përdorë ulësen e fëmijëve, sa e vëjnë rrypinë e sigurisë kur ata janë duke ngasur veturat e tyre. Gjatë kësaj jave të sigurisë por edhe në muajt e sigurisë është duke u shpërndarë deri në fund të muajit prej 150 mijë fletëpalosje për nxënësit e shkollave fillore”, tha ai. Aktivitete të tilla pritet të vazhdojnë në vetëdijesimin e qytetarët dhe zvogëlimin e nurmit të aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …