Haradinaj: Regjimi serb po sillet si viktimë, ky është turpi i drejtësisë

Haradinaj: Regjimi serb po sillet si viktimë, ky është turpi i drejtësisë

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka përkujtuar masakrën në fshatin Qyshk, duke kërkuar që përgjegjësit të marrin dënimin e merituar. Ai ka thënë se regjimi serb i cili ka kryer krime barbare në Kosovë, në vend që të ndëshkohet po sillet si viktimë. Sipas Haradinajt, ky është turpi i drejtësisë. “Kur i shohim për së afërmi vuajtjet dhe sakrificën e popullit tonë, me theks të veçantë masakrat barbare të kryera nga pushtuesi serb mbi fshatin Qyshk, ku u vranë dhe u masakruan 53 dëshmorë e martirë. Në të njëjtën ditë në fshatin Zahaq u vranë 36 dhe u zhdukën 4, në Llabjan 14 u vranë dhe u zhduken 2 ndërsa në Pavlan u vranë plot 14 veta. Këto janë dëshmi se çfarë krime barbare kishte kryer regjimi serb që sot po sillen si viktimë. Ky është edhe turpi i drejtësisë, dhe besoj që herët a vonë përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar. Lavdi dhe respekt për këtë sakrificë që pak popuj e kanë përjetuar”, ka shkruar Daut Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …