leoni

Veseli para qindra grave të PDK-së premtoi mbështetje më të madhe për gratë

Veseli para qindra grave të PDK-së premtoi mbështetje më të madhe për gratë

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka marrë pjesë në Samitin e Gruas Demokratike në Prishtinë. Para qindra grave të Partisë Demokratike të Kosovës, Veseli ka thënë se ndjehet i frymëzuar nga të gjitha gratë e kësaj partie që janë mbledh sot. “Është koha për një fillim të ri për gratë në Kosovë dhe në PDK”, është shprehur ai. Në një panel me gra, kryetari Veseli u është përgjigjur dhjetëra pyetjeve për rolin e grave në shoqërinë tonë. Për rritjen e përfaqësimit të grave në PDK dhe në institucionet e Kosovës, i pari i PDK-së ka thënë se jemi krenarë për gjithçka që Partia Demokratike e Kosovës ka bërë për Kosovën. “Ne i kemi promovuar gratë në pozita udhëheqëse në qeveri, ne i kemi mbështetur politikat për gratë, në familje dhe në punë. Unë i kam promovuar gratë në poste ministrore në qeverinë e fundit dhe nëse PDK-ja zgjidhet për të udhëhequr qeverinë e ardhshme, ne do të kemi edhe më shumë gra në pozita ministrore. Në PDK, unë kam kërkuar nga Justina për të ndihmuar në rekrutimin e grave që mund të marrin poste udhëheqëse në partinë tonë. Kam caktuar një synim që në 60 muajt e ardhshëm ne do ta rrisim pjesëmarrjen e grave në të gjitha degët e PDK-së. Kur të rritet vajza ime, dua që ajo të dijë se ajo mund të jetë çfarëdo që ajo dëshiron të bëhet një ndërmarrëse, mjeke, avokate, fermere apo piktore”, ka thënë Veseli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Isa Mustafa: Nuk njoh ndonjë qeveri që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve dhe mospërfilljes së Amerikës

Isa Mustafa kritikon Osmanin dhe Kurtin: Për katër vite folën vetëm për luftë, jo për problemet reale të vendit

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe …