Përfunduan garat e volejbollit në nivelin e shkollave në Malishevë

Organizuar nga shoqata e Pedagogëve të Sportit në Malishevë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim dhe Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, janë mbajtur garat komunale në nivelin e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta, për femra dhe meshkuj, ku vendet e para i kanë marrë shkollat “Vesel Pagarusha” nga Pagarusha dhe “Ismail Qemali” nga Bellanica.

Në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve kanë marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Blerta Krasniqi, të cilët edhe i kanë ndarë shpërblimet për më të mirët në këto gara, si dhe i kanë uruar më të mirët për suksesin e treguar.

Vendin e parë në kategorinë e femrave, e ka zënë sh.m.u. “Vesel Pagarusha” nga Pagarusha, të dytin sh.m.u. “17 Shkurti” nga Banja dhe vendin e tretë sh.m.u. “Ismail Qemali” nga Bellanica.

Në kategorinë e meshkujve, vendin e parë e ka zënë sh.m.u. “Ismail Qemali” nga Bellanica, të dytin sh.m.u “Xhevë Krasniqi” nga Drenoci dhe vendin e tretë sh.m.u.”Ibrahim Mazreku” nga Malisheva.

Sipas Adrian Telakut nga shoqata e Pedagogëve të Sportit, në këto gara kanë marrë pjesë 22 shkolla në kategorinë e femrave dhe po aq në kategorinë e meshkujve, kurse volejbollistja më e mirë u shpall Fatlinda Krasniqi nga sh.m.u “Vesel Pagarusha”  dhe Gentrit Hoxha nga sh.m.u. “Ismail Qemali”.

Këto janë gara tradicionale që organizohen nga kjo shoqatë në bashkëpunim me drejtoritë përkatëse komunale.

Kontrolloni gjithashtu

KKSB në komunën e Skenderajt mbajti mbledhjen e rregullt

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Fadil Nura, dhe …