Brickos

Përkujtohen 16 Dëshmorët e Batalionit ,,Shkëlzen Haradinaj’’

Në 19 vjetorin e rënies të Ushtarëve të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të  Batalionit Gardist ,,Shkëlzen Haradinaj ,, Arton Mehmetaj, Përparim Ferizi,Sali Ferizi, Nuredin Gërvalla, Valiant Ferizi, Perparim Shala, Nimon Musaj, Naim Berisha, Islam Krasniqi, Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Metë Krasniqi, Nazmi Gradina, Liman Morina, Hysen Mehmeti, dhe Xhavit Isami, në kompleksin Memoiral ,,Dëshmorët e Kombit’’ dhe në fshatin Kodarli të komunës së Decanit janë bër homazhe nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, kryetari i komunës së Decanit Bashkim Ramosaj, Kol.Abdyl Mushkolaj, deputet të parlamentit të Kosovës, familjarë të dëshmorev , invalid dhe veteran të UÇK-së, dhe qytetar të shumtë. Sot kujtuam luftën heroike të Batalionit Gardist ,,Shkëlzen Haradinaj”  ku  sakrifica e tyre shkoi deri në vetëmohim, për ta jetësuar ëndrrën tonë për shtet. Djemtë më të zot që kishte Dukagjini u përjetësuan me 24 maj 1999, në përpjekje për shpëtimin e shokëve të plagosur, i kujtojmë e i nderojmë për jetë, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë këtyre homazheve. Ndërsa Kol.Abdyl Mushkolaj  tha se Batalioni Gardist ka mbajtur më nderë dhe lavdi  emrin e të madhit Heroit të Kombit ,,Shkëlzen Haradinaj’’ gjatë luftës dhe pas sajë, kështu do ta mbajmë gjithmonë më nderë emrin e heroit të kombit Shkëlzen Haradianj duke quar amanetin e dëshmorëve në vend. Dje ishte nderë i madh që të jemi të rreshtuar pas heroit të Gjallë Komandant Ramush Haradinaj e njëjtë është edhe sot që të punojmë për ndërtimin e Shtetit tonë për të cilin ranë edhe dëshmorët që po  nderojmë sot, tha kolonel Abdyl Mushkolaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …