Përkujtohen dëshmorët Daut Dervishi Afrim Gashi, Besim Feka dhe Hajdin Feka

Me respekt të thellë dhe mirënjohje të përjetshme për sakrificën sublime në shërbim të lirisë së Kosovës, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, bashkë me nënkryetarin e komunës, z. Fadil Nura, deputetë të kuvendit të Kosovës, drejtorë komunal e bashkëpunëtorë si dhe me familjarë e bashkëluftëtarë të dëshmorëve, nderuan sakrificën e dëshmorëve Daut Dervishi nga Kopiliqi i Epërm, Afrim Gashi nga Kryshefci, Besim Feka e Hajdin Feka nga Likofci.

Këta burra ishin këtu atëherë kur atdheu kishte më së shumti nevojë, duke dhënë edhe jetën në shërbim të lirisë e dinjitetit të Kosovës dhe duke u shndërruar në pjesë të përjetshme të historisë sonë kombëtare.

Sakrifica e tyre sublime, gjaku i dëshmorëve dhe martirëve të rënë anembanë Kosovës, u bë themel i lirisë dhe pavarësisë që sot e gëzojmë!

Lavdi e përjetshme, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …