Përkujtohen Dëshmorët në fshatin Bllacë

Në fshatin Bllacë të komunës së Suharekës, janë përkujtuar dëshmorët. Në këtë manifestim përkujtimor, kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka mbajtur një fjalë rasti ku ka përshëndetur të pranishmit dhe familjarët e dëshmorëve të këtij fshati, ai tha se ky vend i ka dhënë shumë çështjes kombëtare, duke dhënë figura historike e folklorike, në periudha të ndryshme kohore. Bllaca sakrifikoi deri në vetëflijim në rrugëtimin e lirisë. Dëshmorët e UÇK-së janë historia jonë më e re. Lavdi Dëshmorëve, ndër të tjerash tha kryetari Muharremaj.

Programi vazhdoi me këngë e valle burimore shqiptare si dhe recitale nga nxënësit e fshatit Bllacë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti takimin e Dytë periodik me punonjësit e Administratës komunale

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi mbajti takimin e dytë periodik për vitin …