Raportimet
e para nga përleshjet përgjatë sheshit ‘Nëna Terezë’, bëjnë të ditur për lëndimin
e një pjesëtari të Policisë. Ai është goditur me mjete të forta në kokë, gjatë
kohës sa policia po përballej me protestuesit. Perimetri i përleshjeve ka përfshirë
hapësirën e sheshit gjer te Hoteli Grand. Me qëllim të largimit të protestuesve
të opozitës, në shesh janë parë edhe autoblindat e koracuara të Policisë. Më
pas, pjesëtarët e Policisë janë barrikaduara në pjesë të ndryshme të sheshit, për
të pamundësuar rigrupimin e protestuesve. Policia e Kosovës ka arritur t’i
arrestojë disa aktivistë, në mesin e të cilëve edhe djalin e deputetit të AAK-së,
Pal Lekaj. Poashtu, si pasojë e përdorimit të sasive të mëdha të gazit lotsjellës
janë alivanosur dy kalimtare të rastit, të cilave u është ofruar menjëherë
ndihma mjekësore.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
