Përpjekja për t’ i marrë jashtëligjshëm, mjetet dhe pajisjet teknike nga Shtëpia-Muze e RKL-së në Berishë, është vepër antikombëtare

Përpjekja për t’ i marrë jashtëligjshëm, mjetet dhe pajisjet teknike nga Shtëpia-Muze e RKL-së në Berishë, është vepër antikombëtare

Dje, një grupim i vetëquajtur, “Ish staf i Radios Kosova e Lirë” në krye me Martin  Çunin e Nusret Pllanën, pa njoftim paraprak të Drejtorisë së Radios, ka nënshkruar një  letër, përmes së cilës i kërkon Muzeut të Kosovës të tërheqë nga Muzeu i Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë,  teknikën dhe pajisjet, dokumentet  e materialet dhe t’ i vendos në ambientet e veta. Këta nënshkrues të kësaj  letre,  ndoshta edhe nuk e dinë, apo nuk duan ta dinë, se Radio-Kosova e Lirë, e ka në pronësi, me dokumente të ligjshme shtetërore,  “Shtëpinë-Muze” në Berishë, nga ku edhe transmeton programin  ditor. Një kërkesë e tillë paushalle, pa asnjë fjalë arsyetimi, pa lejen e Drejtorisë dhe pa asnjë konsultim paraprak, drejtuar një institucioni, sikur është Muzeu i Kosovës, i cili  nuk ka kompetencë të marrë materiale nga një Muze valid, as mund t i marrë kurrën e kurrës,  përveç kërkesë  skandaloze është edhe naive, sepse kërkesa e adresuar  duhet të ketë një bazë ligjore, një motiv dhe një arsyetim. Drejtoria e Radios Kosova e Lirë, sapo ta kompletojë informatën, me të dhëna shtesë  do t ia drejtojë Drejtorisë së Policisë Rajonale- sektorit në Malishevë, një kërkesë, që brenda kompetencave të veta ta ketë në vëmendje e kujdes Shtëpinë-Muze të Radios-Kosova e Lirë, në fshatin Berishë, pasi njëri nga nënshkruesit (R.B) është rojtar i objektit dhe deri tani ka marrë  pagë mujore nga Radioja qe 25 vjet,  dhe fare lehtë mund të dëmtohet apo të përvetësohen pajisjet e kohës së luftës,  aktivi e të gjitha të tjerat. Në të kundërtën Radio-Kosova e Lirë do të caktojë një ekip të vetëmbrojtjes, nga radhët e veteranëve vullnetarë  për çdo 24 orë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …