Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu dhe kryetarit aktual Përparim Rama, pas dështimit të seancës ku pritej shqyrtimi publik i Planit Zhvillimor Komunal 2025–2033. Debatet nisën kur asambleistja Ema Nikçi (LDK) akuzoi ish-qeverisjen për keq menaxhim, ndërsa Sejdiu u përgjigj se ai ka qeverisur vetëm për katër vite. Kryetari Rama fajësoi opozitën për bllokimin e dokumentit, duke thënë se ai është i gatshëm prej më shumë se një viti e gjysmë dhe ka rëndësi strategjike për kryeqytetin.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …