Përplasjet në Kuvendin e Kosovës, debate të ashpra mes deputetëve Basha dhe Haxhiu

Një debat i ashpër shpërtheu në Kuvendin e Kosovës midis deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, dhe deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës PDK, Bekim Haxhiu. Përplasja u ndez gjatë diskutimeve për situatën në veri të Kosovës. Basha deklaroi se “Qeveria e ka çliruar veriun e Kosovës” dhe se pa kryeministrin Albin Kurti “në veri kthehet Serbia, ndërsa në jug Lushtakët.” Haxhiu iu përgjigj me ironi, duke e krahasuar Bashën me Burdushin, një figurë e njohur për parashikime dhe sharlatanizëm. “Nuk di a po dëgjoj një deputet apo Burdushin. Me dalë Dimali që Atlantiku nuk të ndali me ikë në ’99, e me na qit patriotizëm ti, nuk shkon,” tha Haxhiu.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti: Pres një verdikt të drejtë, lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirimin e vendit

Lideri politik i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka thënë se edhe ai, …