Përurohet pika e parë e stacionit model të autobusëve në Skenderaj

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Fatbardha Haliti, drejtori për Shërbime Publike, Ibush Hetemi, pronar i Firmës “Shkumbini – AG”, nga Deqani, Nexhat Ramë Mulaj, menaxheri Sevdai Radogoshi dhe drejtori i firmës Samir Osmanaj, kanë përuruar pikën e parë të stacionit model të autobusëve në qytetin e Skenderajt, i cili gjendet afër Çerdhes së Fëmijëve “Nëna Zahide”. Kryetari Jashari ka thënë se ky stacion është dhuratë nga firma në fjalë, dhe ka shtuar se qytetarët gjegjësisht udhëtarët, me përurimin e këtij projekti, do të kenë kushte më të mira ndërkohë janë duke pritur për transportin publik. Sipas kryetarit Jashari, Komuna e Skenderajt do të shtojë edhe pika të tjera të tilla nëpër bashkësi lokale dhe fshatra, kudo që ka numër të madh të udhëtarëve në pritje të autobusëve dhe mjeteve tjera të transportit publik. Ndërkaq, menaxheri i Firmës “Shkumbini – AG”, Radogoshi ka thënë se është zgjedhur Skenderaj për këtë projekt, sepse nga këtu ka nisur gjithçka, lufta dhe liria e Kosovës. Kjo pikë stacioni, që nuk do të jetë e vetme në Skenderaj, është dhuratë nga Firma “Shkumbini – AG”, ndërkohë që kryetari Jashari ka premtuar se Komuna do të shtojë edhe pika tjera të tilla nëpër vende të ndryshme brenda territorit të komunës, aty ku ka numër më të madh të udhëtarëve që presin.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari Iska mirëpriti në takim Prof. Dr. Mazllum Baraliu

Nënkryetari i komunës së Rahovecit z. Fatmir Iska, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, mirëpriti në takim …