Përurohet rrjeti i ujësjellësit në fshatin Zhiti të Vitisë

Komuna e Vitisë, ka vazhduar me realizimin e projekteve të sigurimit të ujit të pijshëm në këtë komunë. Me këtë rast sot është bërë përurimi i rrjetit të ujësjellësit në fshatin Zhiti të Vitisë, projekt ky i përbashkët në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI-në dhe Kompaninë Regjionale të Ujërave “Hidromorava” në Gjilan. Përndryshe ky projekt bashkëfinancohet nga komuna e Vitisë me qeverinë Zvicerane dhe atë të Kosovës. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë sot pjesë në përurimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Zhiti të Vitisë, ku edhe u prit nga banorët e këtij lokaliteti. Kryetari Haliti ndër tjerash tha se kjo komunë në mënyrë intensive me partnerët e saj po punon në sigurimin e ujit të pijshëm. “Komuna e Vitisë është e përkushtuar të ju siguroj qasje në ujë të pijshëm për të gjithë banorët e kësaj komune. Pas përurimit të rrjeteve të ujësjellësit në disa fshatra, tani po bëjmë përurimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Zhiti të Vitisë dhe pritet që së shpejti të bëhen edhe funksionalizimet e 11 rrjeteve të ujësjellësit në lokalitet e komunës së Vitisë”, u shpreh kryetari Haliti. Kurse Astrit Vokshi nga Dorsch/ CDI tha se pas finalizimit të projekteve të ujësjellësit ato do të merren nën menaxhim të Kompanisë Regjionale të Ujërave “Hidromorava” në Gjilan. E Burim Emini, kryetar i fshatit Zhiti, pos që falënderoj komunën e Vitisë dhe partnerët e saj për funksionalizimin e këtij rrjeti, ju bëri thirrje banorëve që të bëjnë kyçjet individuale në rrjet. Pas përurimit të këtij rrjeti ata kanë vizituar edhe rezervuarin e ujit që gjendet në pjesën e sipërme të fshatit Zhiti. Përndryshe ky projekt është në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me Dorsch/CDI-në dhe Kompaninë Regjionale të Ujërave “Hidromorava” në Gjilan dhe që bashkë financohet nga komuna e Vitisë me qeverinë Zvicerane dhe atë të Kosovës.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …