Përurohet vepra ”Krenari mbi Dhimbje për Dëshmorët”- Luljeta Telaku

Përurohet vepra ”Krenari mbi Dhimbje për Dëshmorët”- Luljeta Telaku. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij tha ”Kjo vepër po sjell në kujtesën tonë, krenari, dhimbje dhe historinë më të lavdishme, për Malishevën, Kosovën dhe popullin shqiptar ndër breza, prandaj, nëna të dëshmorëve, bashkëshorte, motra dhe  vajza, përherë jemi bashkë me ju, se ju jeni dëshmia më e fortë e lirisë kombëtare sepse liria është vet gjaku i bijve dhe bijave tuaja” Lavdi Dëshmorëve të kombit! Gëzuar !Ditën e Çlirimit  dhe të Dëshmorëve të Malishevës! Në këtë përurim, folën edhe drejtori për kulturë, Fitim Shala, kryetari i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Metush Kryeziu, si dhe redaktori i veprës, Hazir Luta, ku citoi nga libri ”Libri ka 16 rrëfime nga nënat e dëshmorëve, bashkëshortët dhe motrat, numër ky që simbolizon 16 qershorin, Ditën e Çlirimit dhe të dëshmorëve të komunës  Malishevës”. Në fund autorja falënderoi të pranishmit dhe ekipin që mundësoi  finalizimin e librit, autorja u zotua që ky projekt do të vazhdoi edhe me rrëfime të familjarëve  të dëshmorëve.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe turmë

Mund të jetë një imazh i 3 persona, redaksi dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …