Përurohet vepra në vargje “Jeta Nëpër Valë” e autores Luljeta Telaku

Në fundjavën që shkoi, në ambientet e Kuvendit Komunal të Malishevës, në praninë e shumë dashamirëve të poezisë u përurua vepra në vargje “ Jeta Nëpër Valë”, e autores, Luljeta Telaku. Në këtë përurim i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili në fjalën e rastit ndër të tjera tha:”Ç’do vepër e botuar në vargje apo në prozë, e në veçanti nga femrat poet, flet shumë për zhvillimin dhe emancipimin e femrës shqiptare, prandaj edhe poetja  jonë, para lexuesve solli përherë të parë veprën “ Jeta Nëpër Valë”, ku shpresoi sikurse populli jonë që kaloi nëpër valë të vështira, por e realizoi çlirimin dhe Lirinë, edhe poetja me këtë vepër ka sjellë frymëzim tek gjeneratat e reja në kulturën e të lexuarit dhe të krijuarit”, përfundoi Begaj, duke uruar poeten për libra të tjerë dhe mbështetjen që do ta kanë edhe në të ardhmen. Këtë përurim e organizoi SHKL “ Tafil Kelmendi”, ku Kryetari Fadil Javori, përgëzoi autoren për veprën dhe tha:” Që nga sot kemi një anëtar më shumë vlera krijuese në shoqatën tonë dhe e përgëzoi për veprën autoren si dhe presim edhe vepra tjera nga kjo poet. Kurse redaktori i veprës “Jeta Nëpër Valë”, Hazir Luta theksoi: “Duke u nisur nga titulli i vëllimit në shikim të parë hasim në lehtësim mendimesh sa i përket kuptimit të titullit, mirëpo nëse fillojmë të notojmë nëpër valët që autorja na i paraqet nga jeta e saj dhe shoqëria ku jetojmë, pa dashur rrëmbehemi dhe humbim në botën poetike, botë e cila na shtynë të mendojmë më thellë për jetën në tërësi”. Duke vazhduar se “Na u desh apo jo, autorja Luljeta Telaku, a prekur temën më të ndjeshme të popullit tonë, e cila po na i zbraz sofrat, po na i lë thatë dhe oxhaqet që nuk po tymojnë e si pasojë e kësaj në aktin figurativ shtëpitë tona kanë filluar, dhe të errësohen” , tha në fund të kumtesës , redaktori Hazir Luta. Në fund, autorja Luljeta Telaku, falënderoi të pranishmit dhe premtoi edhe për libra të rinj në të ardhmen. Librin e financoi Komuna e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …