Pesë emisarë dhe zyrtarë të shteteve perëndimore po qëndrojnë për vizitë në Kosovë dhe në Serbi, për ringjalljen e dialogut

Pesë emisarë dhe zyrtarë të shteteve perëndimore po qëndrojnë për vizitë në Kosovë dhe në Serbi, për ringjalljen e dialogut

Pesë emisarë dhe zyrtarë të shteteve perëndimore po drojnë për vizitë në Kosovë dhe në Serbi, me qëllim kryesor – ringjalljen e dialogut mes dy vendeve. Emisari i BE-së për dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, bashkë me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe zyrtarët e lartë nga Franca, Emanuel Bonne, Gjermania, Jens Plotner dhe Italia, Francesco Talo, qëndrojnë në Prishtinë e Beograd. Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, më herët ka konfirmuar  se përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirolslav Lajçak, i shoqëruar nga këshilltarët e lartë të liderëve të Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të udhëtojnë më 21 tetor në Kosovë dhe Serbi, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Qëllimi i kësaj vizite është për të arritur përparim konkret në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe shtensionimin pas zhvillimeve të fundit”, ka thënë zëdhënësi Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …