Peter Stano

Peter Stano: Do të monitorohet qartë niveli i zbatimit, dhe nëse nuk zbatohen pjesë të Marrëveshjes, do të ketë edhe pasoja financiare

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është përgjigjur në pyetjet rreth deklaratave të kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili ka deklaruar për mediat në Serbi se do t’i zbatojë disa pjesë të Marrëveshjes, por disa tjera nuk do t’i pranojë. Vuçiqi, ka sqaruar më parë se  qëndrimet e tij për moszbatim të disa pikave të Marrëveshjes, ua ka shprehur qartë disa bashkëbiseduesve evropianë. Një deklaratë e tillë e kryetarit  të Serbisë, Vuçiq është në kundërshtim me deklaratat e kryediplomatit të BE-së, Josep Borell, se palët janë pajtuar për të gjitha pikat e Marrëveshjes, dhe për të gjitha pikat e aneksit për zbatimin e saj. Duke u përgjigjur në pyetjen se “a është e vdekur Marrëveshja, pasi njëra palë thotë se nuk do t’i zbatojë disa pjesë të saj”, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano  ka thënë se Marrëveshja është gjithsesi e gjallë dhe në lëvizje. Ai ka shtuar se do të monitorohet qartë niveli i zbatimit, dhe nëse nuk zbatohen pjesë të Marrëveshjes, do të ketë pasoja për rrugëtimin e Serbisë drejt BE-së, por edhe pasoja financiare.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …