Policisa

Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor, i cili dyshohet se është përfshirë në plagosjen e një serbi dje veri të vendit

Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar të vetin,  i cili dyshohet se është përfshirë në plagosjen e një personi në veri të hënën. Po ashtu janë suspenduar edhe tre zyrtarë të tjerë policorë, nën dyshimin për përfshirje në rast, sipas Policisë. Policia e Kosovës, lidhur me rastin ndodhur në orët e vona të datës 10.04.2023 në veri të vendit, ku nga arma e zjarrit ishte plagosur një person, ka vazhduar hetimet intensive me njësitet relevante policore nga niveli rajonal dhe ai qendror, me qëllim të hetimit dhe ndriçimit sa më parë të këtij rasti. Si rezultat i hetimeve të pandërprera dhe i angazhimeve të njësiteve policore në vendin e ngjarjes, si dhe si rezultat i ekzaminimit të dëshmive të siguruara, është arritur të sigurohen dëshmi të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të një zyrtari policor në gjuajtje me armë zjarri. Zyrtari policor nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, prandaj, Policia  kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri.

Kontrolloni gjithashtu

H. Bajrami: Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik ka publikuar 4 kontrata njëburimore, në shumë prej 683 mijë euro

Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se është duke vazhduar …