Petrit Selimi: Bashkimi Evropian ka devijuar prioritetet në raport me Kosovën

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka vlerësuar se Bashkimi Evropian ka devijuar prioritetet në raport me Kosovën. Ai ka shkruar se ky union më shumë po shpenzon mjete për Gjykatën Speciae në Hagë se sa për Kosovën. Në një postim në platformën “X”, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka shkruar se në 24 muajt e fundit, Bashkimi Evropian ka shpenzuar më shumë para për Dhomat e Specializuara sesa për fondet e zhvillimit për Kosovën, për shkak të sanksioneve që kanë bllokuar shumicën e granteve. “Së fundi, prioritetet janë ngatërruar krejtësisht – as drejtësi nuk po bëhet, as Kosova nuk po ndihmohet”, ka nënvizuar, ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selim.

Kontrolloni gjithashtu

Taulant Balla ua përkujton nenet penale deputetëve të Berishës, por nuk ka guxim të marrë masa

Taulant Balla përkujton sakrificën e Adem Jashari dhe familjes Jashari: Simbol i përjetshëm i lirisë së Kosovës

Deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Taulant Balla, ka kujtuar rënien heroike të komandantit legjendar …