David Phillips

Phillips: Nëse BE-ja dështon të bëjë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë atëherë do të ketë bashkim të territoreve shqiptare

Duke komentuar zërat për korrigjim të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë apo shkëmbim të territoreve, eksperti i Politikës së Jashtme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dejvid Filips ka deklaruar se alternativa për ndarje apo shkëmbim të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është alternativë e keqe për zgjedhjen e problemeve mes tyre. Ai ka shtuar më tutje se nëse Bashkimi Evropian dështon të bëjë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, bashkimi i territoreve shqiptare është një proces që do të ndodhë. Nëse shqiptarët, Kosova dhe Shqipëria duan të bashkohen dhe shqiptarët në vende të tjera si Presheva dhe Maqedonia duan të bashkohen me ta, apo të krijojnë një marrëdhënie federale, ky është një vendim që i takon kombit shqiptar. Është koha që diplomacia të tregojë se mund t’i zgjidhë këto probleme dhe zgjidhja e vetme është që Serbia të njohë Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran. Serbia ishte agresori, Serbia është përgjegjëse për krime dhe tani duhet të përballet me faktin se Kosovën e ka humbur dhe duhet të arrijë paktin më të favorshëm brenda një periudhe të caktuar. Negociatat nuk mund të vazhdojnë përgjithmonë, duhet të ketë një afat që të arrijmë një pikë finale. Pra është koha që udhëheqësit politikë të Kosovës që të rrisin angazhimin për një marrëveshje që u jep përgjigje shqetësimeve thelbësore serbe, duke mbrojtur njëkohësisht parimin e sovranitetit dhe integritetit territorial.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …