Feith

Pieter Feith: Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën, Piter Feith ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri. “Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë në uljen e tensionit dhe do të shihet si vullnet i veprimit të mirë nga ana e Kosovë”, ka deklaruar për Euronews Albania, ish-Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Pieter Feith. Ai ka tërhequr vërejtjen më tutje se nëse Amerika nuk e mbështet Kosovën do jetë një rrugë shumë e rrezikshme për Kosovën. “Kurti duhet të fitojë besimin e SHBA, Berlinit dhe Parisit. Kosova ka nevojë të njihet në të gjithë botë, jemi në një pikë të ulët të besimit si ndaj Kosovës edhe ndaj Serbisë, po Kosova është më e cenueshme. Dhe si një mik i Kosovës jap këshillën miqësore: punoni të rrugën e dialogut, mos ndiqni rrugën e dhunës” ka porositur ish përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën, Piter Feith.

 

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …