Piraj optimist se në Kosovë po fillon epoka e zhvillimit të hovshëm ekonomik

Pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj në një intervistë për Gazetën EVROPA ka deklaruar se është optimist se me krijimin e institucioneve të reja, në Kosovë do të filloj epoka e zhvillimit të hovshëm ekonomik.
Në këtë drejtim, Piraj beson se Qeveria e re e Kosovës do të jetë krah i fuqishëm i zhvillimit të sektorit prodhues në vend.
Piraj, i cili është ndër të rrallët, apo ndoshta edhe i vetmi pronar i një kompanie që ka vendosur që paga minimale për punëtorët e vetë të jetë 350 euro neto, ka thënë se ky vendim është pritur shumë mirë nga punëtorët por se beson që sot ata nuk kanë qenë më të lumtur se ai!

“Nuk është lehtë aspak të mbahet kompania jo vetëm në Kosovë po gjithkund në botë, për të mbajtur kompani së pari duhet guxim për të filluar një biznes më pas duhet shumë punë, përkushtim dhe seriozitet në fazën e parë e më pas duhet dije dhe aftësi drejtuese” thotë Piraj, i cili tërheq vërejtjen se nuk kanë patur asnjë stimulim, përkundrazi ende paguajnë taksë doganore për lëndën e parë, derisa shtonë se janë trajtuar shumë keq me furnizim me energji elektrike edhe pse janë Fabrikë Prodhues dhe njëherëit firma më e madhe punëdhënëse në Sharr.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …