Pirro Prifti: Ç’ është Nilo Catalano- Hero apo Renegat?

Ngjarja shqetësuese në Dhërmi që pasoi prishjen e godinës së Kishës së Shën Athanasit, përveç problemit të mungesës së përshtatëshme të komunikimit midis shtetit dhe institucionit religjioz të K.O.A.SH, nxorri në pah edhe probleme të tjera të harruara të historisë së dhimbëshme të Shqipërisë gjatë pushtimit osman në zonën e Himarës.

Krahas dëshirës për të zbatuar Kushtetutën përsa i përket nenit 10 i cili thotë:

 

1. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare.

 

2. Shteti është asnjanës në çështjet e besimit e të ndërgjegjes dhe garanton lirinë e shprehjes së tyre në jetën publike.

 

3. Shteti njeh barazinë e bashkësive fetare.

 

4. Shteti dhe bashkësitë fetare respektojnë në mënyrë të ndërsjelltë pavarësinë e njëritjetrit dhe bashkëpunojnë në të mirë të secilit dhe të të gjithëve.

 

5. Marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe bashkësive fetare rregullohen mbi bazën e marrëveshjeve të lidhura ndërmjet përfaqësuesve të tyre dhe Këshillit të Ministrave. Këto marrëveshje ratifikohen në Kuvend.

 

6. Bashkësitë fetare janë persona juridikë. Ato kanë pavarësi në administrimin e pasurive të tyre sipas parimeve, rregullave dhe kanoneve të tyre, për sa nuk cenohen interesat e të tretëve.

 

– Egziston dhe bashkëpunimi shtet- institucione religjioze, të cilat duhet të respektohen.

 

Në rastin e Kishës së prishjes nga INUK të Kishës së Shën Athanasit, ky bashkëpunim  ka dështuar me sukses. Kjo ngre shqetësimin e drejtë nës e ngjarje të tilla mund të përsëriten të cilat jo vetëm shkelin Kushtetutën por edhe na kujtojnë të kaluarën e dhimbëshme të shtetit ateist komunist.

 

Ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten port ë drejtat e lirisë dhe të pronave të institucioneve fetare e në këtë rast ato të KOASH, duhen respektuar.

 

Problemi i prishjes së një Kishe Orthodokse si ajo e Shën Athanasit e cila është  një Kishë 300 vjeçare, nxorri në pah edhe disa interesa të cilat nuk duhet të  kamuflojnë në emër të disa misionarëve të respektuar katolikë që kanë punuar një farë kohe në Himarë, problemin e  metamorfozimit  të traditës orthodokse në atë katolike apo edhe problemin e mbivendosjes së problemeve politike me Greqine ndaj atyre fetare, dhe pikërisht atë të sovranitetit me religjiozitetin. Ky problem mbetet në zbatimin e marëveshjeve të fqinjësisë së mirë.

 

E rëndësishme është zbatimi i ligjeve dhe Nenit 10 të Kushtetutës.

 

ii

 

Në thelb Misionari Nilo Catalano i Misionit Basilian i cili qëndroi 8 muaj në Dhërmi –Vuno, nuk ka qënë aq i rëndësishëm se sa misionari i parë Neofito Rodino i cili jetoi në Himarë 15 vjet por vdiq në Romë, apo misionari i tretë pas Nilo Caatalanos- Giusepe Schirro i cili jetoi 12 vite në Himarrë por dhe ai vdiq në Itali

 

Përzgjedhja apologjike e Koço Kokëdhimës ndaj Nilo Catalanos vetëm sepse vdiq rastësisht në Dhërmi dhe u varros në varrezat e Kishës së atëhershmë të Shën Athanasit, mbetet e dyshimtë po të kihet parassyh kontributi mikroskopik i Nilo Catalanos, në krahasim me dy koleët e tij para dhe pas tij.

 

Pra me të drejtë lind pyetja; përse u zgjodh Nilo Catalano si mbulesë për të justifikuar prishjen e një kishe pa paralajmërim në krahasim me dy të tjerët? Kësaj Pyetjeje po i jap spjegim si më poshte.

 

Historia e nxjerrë papritur nga arkivat (arkivat kanë egzistuar dhe më parë ) për Nilo Catalanon misionarin katolik i lindur në Borgo di Castanea pranë Messinës (1642-1694) dhe vdekur e varrosur në 3 qershor 1694 në Kishën e Shën Athanasit Dhërmi (Drimades), mbetet  pjesë e prpjekjeve të atëhershme për të ruajtur kistianizmin në popullatën e mbetur të Himarës. Kjo luftë për të ndalur islamizimin e shqiptarëve, ka qënë ndërthurur edhe me luftën e heshtur midis Katolicizmit dhe Orthodoksisë të ritit bizatin së shkatërruar plotësisht në Jug të Shqipërise. Hyrja e misioneve katolike në Himarë dhe në jug të Shqipërisë ishte e njëtë me përfshirjen e misioneve katolike dhe në very të vëndit. Kjo për arësye së Kisha katolike e fuqishme po përpiqej të mbulonte zonat e zbrazura dhe pa kisha orthodokse ose me fare ak kisha orthodokse të mbetura në atë kohë, duke u përpjekur të konvertonte popullatën në një tip orthodoksie Uniate (unite, pra të bashkuar me Vatikanin).

 

Në vitin 1577 populli i Himarrës i dërgoi një letër Papa Gregorit XIII (por  u dërgoi letra edhe disa Papëve pas Gregorit XIII, si dhe pati një letër këmbim midis popullsisë himarjote dhe Papëvetë asaj kohe), në të cilën popullsia e Himarës së asaj kohe pranonin Juridiksionin e Papës me qëllim që të ruanin traditat liturgjike.

 

Kështu lindi Misioni Basilian dhe Propaganda Fide e cila u themelua nga Selia e Shënjë më 1622 nga  Papa Gregory XV. Propaganda Fide u quajt  ndryshe edhe “Kongregacioni për Ungjillizimin e Popujve“, u krijua për të dërguar mesazhin kristian në vëndet dhe popujt kristianë të cilët ishin pushtuar nga osmanët, por dhe në vëndet ku gjallonin herezitë.

 

Kjo Propagandë Fide u transmetua në tokat shqiptare nëpërmjet misionarëve  basilianë

 

Nëpërmjet Msionit Basilian, Kisha katolike dërgoi gjithsej tre përfaqësues gjatë 150 viteve:

 

I pari misionar katolik ishe Neofito Rodino (1577-1659) një murg basilian i cili erdhi për herë të parë në Himarë për të zbatuar Propagandën Fide. Në misionin e tij greko-katolik misionari basilian Neofito Rodino qëndroi në Himare 15 vjet që nga viti 1628-1643. Gjatë Kësaj kohe ai hapi një shkollë  fetare por me lemente të gjuhës shqipe-greke-latine  në Vuno. Rodino u përpoq të gjente një terren të përbashkët orthodox-katolik, por pati një kundërshti të madhe nga Konstandinopoja dhe kishat greko- byzantine në Janinë.

 

  i dyti misionar katolik ishte Nilo Catalano. Nilo Catalano  në Himarrë nga viti 1693-1694 derisa vdiq.Katalano lindi afër Mesinës në Sicili dhe ka shërbyer si misionar në krahinën e Himarës në bregdetin e Shqipërisë jugore, ashtu si dhe bashkatdhetari i tij Neofit Rodino. U emërua kryepeshkop i Durrësit dhe famullitar apostolik i Himarës më 1693 dhe vdiq një vit më pas më 3 qershor. Dihet gjithashtu se u ka dhënë mësim të gjuhës shqipearbëreshëve të Munxifsit (ital. Mezzoiuso).

 

Dorëshkrimi i veprës së tij (Vocabolario albanese-italiano ed italiano-albanese —Fjalor shqip-italisht dhe italisht-shqip) u bë i ditur nga Xhuzepe Krispi (Giuseppe Crispi, 1781-1859) se ndodhej në Bibliotekën e Seminarit Shqiptar në Palermo më 1831. Më vonë ai ra në duart e studiuesit dhe shkrimtarit arbëresh Xhuzepe Skirò plaku (Giuseppe Schirò senior, 1865-1927), i cili thotë se fjalori është në dialektin verior gegë (që nuk flitet as në Sicili e as në Himarë) dhe shpreh pikëpamjen se për këtë arsye ai mund të jetë një kompilim i fjalorit të Frang Bardhit dhe i veprave të Pjetër Budit e të Pjetër Bogdanit. Fjalori shoqërohet me shënime gramatikore për gjuhën shqipe dhe me dy faqe me shkrim grek. Ai përmbante në fillim edhe një përmbledhje këngësh popullore arbëreshe të shkruara me alfabetin grek, përfshirë Këngën e Pal Golemit, që Skiroi e botoi më 1923. Nëse këto këngë janë ende në këtë dorëshkrim, ato do të përbënin përmbledhjen më të vjetër të këngëve popullore arbëreshe, duke ia kaluar me mbi dyzet vjet më herët përmbledhjes që mendohet se e ka bërë Nikollë Filja (https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Nilo_Catalano).

 

i treti misionar ishte Giuzepe Schirro në Himarre nga viti 1716 -1728. Veprimtaria e tij në Himarë ndeshi një përplasje të fortë me kishën greko-bizantine me qëndër në Janinë e cila varej nga Konstandinopja. Të njëjtën prërplasje patën dhe dy misionarët ë tjerë. Ngjarjet rridhnin në një mënyrë të tillë që sapo largoheshin misionarët katolikë popullsia himarjote kthehej shpejt tek orthodoksia. Për të tre këta misionarë ka shkruar Analekta Kryptoferris,“Returning Home to Rome`: The Basilian Monks of Grottaferrata in Albania, 2009, By ines Angjeli Murzaku ((https://books.google.al/books?id=y2EPFRL-XJQC&pg=PA75&lpg=PA75&dq=nilo+catalano-+ëas+the+monk?&source=bl&ots=jf).

 

 Në përfundim mendoj se respektimi i misionarëve të tillë pavarësisht të një feje tjetër nga orthodoksja, është një rifreskim i historisë, por kjo nuk duhet të ngatërrohet me  liritë dhe të drejta fetare si dhe me cënimin e pronave të K.O.A.SH., gjë që mund të dëmtojë jo vetëm marëdhëniet e fqinjësisë së mirë me fqinjët por mund të dëmtojë realisht bashkëjetesën fetare në vënd.

 

[email protected]

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …