Besnik Murati: Epoka e maskarenjve

Historia njerëzore ndahet në epoka, secila lë gjurmë të pashlyeshme si të individit po ashtu edhe shoqërisë. Si popull kaluam epoka të veshtira të historisë sonë; epokën e okupimit shekullor, të mbijetesës, sakrificës, frikës, shpresës, humbjes, pikëllimit, krenarisë dhe lavdisë.  Tani jetojmë një epokë të re! Jo më epokën e ëndrrave që ëndërruam dikur, fatkeqësisht, sot jetojmë “epoken e maskarenjëve”, mbase edhe këta e paskan epoken e tyre. Kjo kohë që nga shumë njerëz quhet e pa kohë!. Mirëpo, koha është po ajo, dhe Ne jemi që e ndryshojmë për të mirë apo për të keq. Përse të quhet e tillë?

Këta maskarenjë janë të zhveshur nga çdo cilësi njërëzore, këta nuk janë asgjë më shumë as më pak, veq se maskarenjë të veshur me petkun e pushtetit, hajnisë dhe pasurisë.  Jetojeni !!! Mbase qenka koha juaj, ama, këtë kohë e keni këtu “ku edhe qeni e ha sëpatën”, jo nga natyra e tij por nga lakmija dhe arroganca njerëzore. Koha kur çdo gjë antinjerzore bëhet njerëzore, ku i padituri i udheheqë të diturit, spiuni bëhet hero, denoncuesi i korrupsionit denohet ndërsa hajni shfajsohet, të tillët edhe të vdekur ngriten në piedestal!

Epoka ku të gjithë pandehim se jemi të ditur, (e jemi duke u fundosur nga padituria), përplot intelektualë e pseudointelektualë, të cilët gënjejnë se nga gënjeshtra do iu ngeli famë, pasuri dhe pushtet. Këta maskarenjë në emër të shtetit luftojnë për pushtetin, duke përdorur pushtetin vjedhin shtetin, në majë të pushtetit fyejn dhe shantazhojnë. Nuk kanë më vlerë titujt akademikë dhe shkencor, ngase kulmi i piramides u jep të drejtë të pacipëve të shkumojnë.  Një fjalë e urtë thotë : “Si është mileti ashtu është pushteti”, mbase edhe ne jemi bërë imun që sot sundojnë dhe mbizotrojnë maskarenjtë, të tillët trumbetojnë për liri dhe barazi, të flasin për shkencë dhe dituri, për fe e atdhe, për luften dhe paqen. Këta njerëz bizarë mbase ia kanë anen, ngase edhe ata të pakët njerëz të ndergjegjëshëm, të ngulfatur nga padrejtësit, nganjëherë me dashje e shumë herë pa dashje i mbyllin sytë përballë padrejtësisë. Shumica nga këta kur është në pyetje pushteti dhe interesi, i lënë akuzat e kundër akuzat ndaj njëri- tjetrit dhe bashkohen kinse për të mirën e vendit. Por cilit vend? Fatkeqësia është se as ata vetë nuk e din. Nuk është në pyetje vendi as populli, është ne pyetje pushteti, dhe kur është në pyetje pushteti, armiku bëhet mik, parimet shkelen për tokë, edhe kushtetutshmëria bëhet antikushtetuese.  Të tillët sjellin vetëm ankth dhe katrahurë. E kanë pushtuar çdo pore të jetës në Kosovë, na dëshmuan se nuk e kanë për qëllim hallin e popullit, por hallin e “karrikës” shumica nga ta. Mirëpo, kur lodhja të mundë nga dështimi, arsyeja dhe logjika sikur humbin kontrollin e saj. Këta maskarenjë, jo që kanë humbur arsyen, këta e kanë humbur ndjenjën njerëzore, së pari ndaj vetvetes pastaj para popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …