Krasniqi: Gjuha e Isa Mustafës është gjuhë e së kaluarës komuniste jugosllave

Ish kryekuvendari i Kosovës,  Jakup Krasniqi ka komentuar intervistën e mbrëmshme të kryeministrit Mustafa. Mbrëmë në RTK ishte Isa Mustafa. U përpoqa goxha shumë që ta kuptoja: në çfarë cilësie po fliste ai, si Kryeministër, si lider i partisë, si kapabandë apo si kryefamiljar?! Ai, kur foli për “sulmin” në pronën e tij në Prapashticë me pankartën e vullnetarëve të LVV-së, përveç që ishte kërcënues nuk ishte i bindshëm. Sulmi nuk behet me një pankartë simbolike: “shite pronën tënde e jo Kosovën”. Gjuha që zgjodhi ai edhe në emision nuk ishte gjuhë intelektuali apo akademiku, gjithsesi as gjuhë e të parit te ekzekutivit të vendit. Ishte tepër e përafërt me gjuhën e komentuesve anonim të portaleve. Foli me gjuhën e Bali Katravellit. Nuk kishte si mos të me vinte keq, madje tepër keq, pasi ai është Kryeministër i Republikës së Kosovës. Për herë të parë me erdhi mirë për historinë e dështuar të VLAN-it! Se as ai koalicion nuk do të kishte fat tjetër nga ky i tashmi. Me ketë brumë nuk mund të bëhet buka simite.

Ajo që mund të thuhet për ketë njeri në këto momente është se, ky farë akademiku, foli para opinionit publik me fjalorin e zyrtarit të plotfuqishëm të para 26 viteve. Harroi se nga ajo kohë e deri më tani ka rrjedhur shumë ujë, është derdhur shumë gjak, janë humbur shumë jetë, kanë ndodhur shumë ngjarje që sistemi i dashur i tij, te futej në muzeun e vjetërsirave. Është fatkeqësi, por të tillët, mund të i mbijetojnë politikës vetëm ke shqiptarët. Vetëm tek ne shqiptarët mund te riciklohen dështaket dhe shkatërruesit e vendit të vet?! Dhe kjo nuk është hera e parë, të shpresojmë që të jetë e fundit?!

Nuk e di, ky njeri a e ka ndonjë këshilltar apo ndonjë bashkëpunëtor partiak që e ka guximin për t’i thënë: koqit pak, se kjo formë e komunikimit me opinionin publik, mund të ngjasojë vetëm me gjuhën e despotëve aziatikë te mesjetës së hershme. Kjo gjuhë nuk ka asgjë të përbashkët e më asgjë me shoqërinë demokratike e shtetin ligjor dhe aq më pak me rrugën e integrimeve Veri-atlantike. Diktatorët lindin vetëm aty ku ka shumë vetë nënshtrim e pak reagim qytetar. Aty ku të gjitha kërkesat politike janë reduktuar, si të gjendet një vend pune në administratën e shtetit. Kjo gjuhë është e mjaftueshme që të mobilizohen partitë opozitare me gjithë mendimtarët opozitar të shoqërisë shqiptare, që ta krijojnë Frontin e përbashkët opozitar për ta shpëtuar demokracinë, shtetin ligjor dhe perspektivën e qytetarëve tanë. Pa u krijuar ky fron, mos të presim ndryshime pozitive. Këta që e kanë krijuar ketë realitet, nuk mund ta ndryshojnë dot. Vetëm përkeqësimi është i mundur dhe i pritshëm.

Nëse në rastin tonë e shtrojmë një pyetje: A e rrezikuan aktivistët e VV-së familjen e Kryeministrit? Përgjigjja më e shkurtër është Jo e Madhe. Është e vështirë për t’u besuar se ata paskan rrezikuar dike nga familjarët e tij me simbolikën që e përdoren. Ndërsa, është fakt se Kryeministri dhe ekipi i tij i bisedimeve komprometuese me palën serbe në Bruksel, janë duke e rrezikuar të ardhmen e çdo qytetari te Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe fëmijët e tyre. Kjo është e vërteta. Pra, zoti Mustafa, është e vështirë që të mbulohet e pa mbuluara e një “marrëveshje” te keqe (ndonëse marrëveshja e duhur nuk po duket në horizont), me “sulmin” e vullnetarëve të VV-së me pankarta në Prapashticë?! Mbase ti je prekur shumë pse të paskan thënë: “Shite pronën tende e jo Kosovën”! Ju jeni aty për të menaxhuar me pronën kombëtare e publike për interesin e qytetarëve të Kosovës e jo për interesat e të tjerëve, kushdo qofshin ata apo të familjarëve. Mos u fshihni pas aleatëve e partnerëve perëndimor?! Ata nuk i keni krijuar ju.

Krejt nga fundi i emisionit, ai, Kryeministri i Kosovës, në vend që t’i kërkonte falje VV-së dhe opinionit publik për fjalorin e tij denigrues dhe te djemve të tij të rritur për tenderë, ai i kërkoi falje Gomarit?! Veç nuk munda ta kuptojë, Kryeministër i kujt është ai?!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …