leoni

Alban Bardhyli: Lista” e fabrikuar – pjesë e misionit antikombëtar të Gazetës “Sot”!

Alban Bardhyli: Lista” e fabrikuar – pjesë e
misionit antikombëtar të Gazetës “Sot”!

 

Gazeta “Sot” doli me një titull
“senzacional”, në fakt me një trillim të radhës në lidhje me
Shërbimin Informativ të Shtetit, se gjoja Drejtori i SHISH, z. Visho Ajazi Lika
paska një “listë” me emra të të punësuarve në SHISH që janë militantë
të PD (!?)

Një listë të këtillë jo vetëm se nuk ekziston, por
është një fantezi e sëmurë  të kësaj
gazete antikombëtare që vepron me mision të caktuar antikombëtar kundër SHISH!

Misioni i kësaj “gazete” (lexo: gropë
shpifjesh dhe denigrimesh) është të njollosë me çdo çmim Shërbimin Informativ
të Shtetit se gjoja anon politikisht dhe ta pengojë në kryerjen e detyrave të
tij si Institucion kryesor i sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

 

Jo vetëm se Shërbimi Informativ i Shtetit nuk anon
politikisht nga asnjë parti politike, por ai është mbi politikën ditore, sepse
partitë politike vijnë e shkojnë, por Siguria Kombëtare duhet ndjekur në mënyrë
të përhershme.

 

Por para se të shkruajnë artikuj të këtillë
qesharake për Shërbimin Informativ të Shtetit, gazetarucat si Adriatik Doçi do
të duhej të lexojnë dhe të kenë njohuri minimale për çfarë është inteligjenca
dhe si funksionon një shërbim i inteligjencës.

Artikuj të tilla jo vetëm se shkruhen nga gazetaruca
të tillë në mungesë të këtyre njohurive, por edhe të atdhedashurisë, sepse janë
me komandë të jashtme, janë të porositur nga armiqtë e Republikës së Shqipërisë
dhe të kombit shqiptar, vetëm ata duke qenë të interesuar që SHISH të jetë një
Institucion i dobët dhe pa shtyllë kurrizore.

Por, këta armiq dhe bashkëpunëtorët e tyre janë e do
të jenë gjithnjë të dështuar, sepse ata nuk do të mund kurrë të pengojnë këtë
Institucion në rrugën drejt realizimit të sigurisë kombëtare të Shtetit
Shqiptar dhe të qytetarëve të tij…!

 

Tiranë, 30 gusht 2015

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: INTERVISTË ME VETVETEN PËR ENVER HOXHËN

(Me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Tij ) Shpesh herë pyes veten:- Në periudha …