Osman Osmani: A funksionon mjaftueshëm administrata e Kosovës?

Qeveria e zvicerane i përgjigjet deputetes nacionale nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Barbyra Gysi. Intepelanca e datës 19 qershor 2015. Fillimisht po ju njohim me përmbajtjen e Interpelancës për Qeverinë Federale të Zvicrës e deputetes nacionale nga radhët e Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Barbyra Gysi e datës 19 qershor 2015

 

Kur do të arrihet Marrëveshja mbi Sigurimet Shoqërore me Kosovën?

 

Nga 1 prilli i vitit 2010 për pensionistët e Kosovës, të cilët kanë punuar në Zvicër dhe e kalojnë moshën e pensionit të pleqërisë në vendlindje, është krijuar një gjendje e padrejtë, pasi Zvicra nuk vijon të zbatojë Marrëveshjen e trashëguar për Sigurimet Shoqërore të ish-Jugosllavisë në raport me Kosovën. Pensionet që janë vendosur nga kjo datë kohore nuk vijojnë të paguhen në Kosovë. Pensionistëve të prekur iu është hequr baza ekzistenciale e mbijetesës  në moshën e pleqërisë, gjendje kjo që shkakton probleme elementare dhe është e paqëndrueshme e pakuptueshme.

 

Tek ne ka pasur intervenime të ndryshme me qëllim të zbatimit të mëtejmë të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me ish Jugosllavinë, apo fillimin e bisedimeve për një Marrëveshje të re bashkë me një zgjidhje të ndërmjetme deri në negocimin e të resë. Qeveria federale justifikonte këtë gjendje te paqëndrueshme me mos përmbushje të kushteve nga shteti i Kosovës. Në ndërkohë qeveria e ka Kosovës ndërmarrë disa hapa. Çështjet e hapura janë adresuar, regjistri civil  është mundësuar të ofrohet në bazë të dyfishtë, si dhe legjislacioni i sigurimeve shoqërore për një Marrëveshje është iniciuar. Pastaj ka ndodhur edhe një takim mes ministrave të  të dyja vendeve.

 

Në fillim të këtij viti është instaluar një qeveri e re në Kosovë dhe ka ndodhur edhe ndërrimi në Ministrinë për Mirëqenie Sociale. Edhe qeveria e re në ndërkohë është përgjigjur në pyetjet tjera shtesë.

 

Unë lus qeverisë federale të përgjigjet në pyetjet vijuese:

 

1. Si është gjendja aktuale në ndërlidhje me Marrëveshjen ndërshtetërore për Sigurimet Shoqërore Zvicër- Kosovë?

 

2. A ka edhe parakushte tjera, të cilat ende duhet plotësuar?

 

3. A mundet të plotësoi Kosova kushtet tjera për një Marrëveshje të re të Sigurimeve Shoqërore?

 

4. Kur do të fillojnë bisedimet për një Marrëveshje të re për Sigurimet Shoqërore dhe kur mund të llogarisim me zbatimin e një Marrëveshjeje ne fjalë?

 

5. A është e mundshme instalimi i një zgjedhje të përkohshme kompromisi, deri në kohën kur të gjejë zbatimin Marrëveshjes e re?

 

 Në vijim mund të lexoni përgjigjen e Qeverisë federale të Zvicrës në këtë interpelancë

 

1./2./3. Arsyet për mos vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes për Sigurimet Shoqërore me ish Jugosllavinë në raport me Kosovën nga 1 prilli 2010, siç është e njohur, qëndronin në funksionimin e pamjaftueshëm të administratës kosovare dhe si rrjedhojë e saj edhe vështirësimi i bashkëpunimit bilateral. Gjatë viteve të fundit zyrtarët zviceran ishin në kontakt të rregullt me institucionet e Kosovës, për të përcjellë reformat në Kosovë dhe për të bërë  rivlerësimin e situatës. Janë zhvilluar shumë takime në rrafshe të ndryshme.    

 

Zyrtarët kosovarë Entit federal për Sigurimet Shoqërore (BSV) në bazë të pyetësorit të dërguar, i kanë ndërmjetësuar informacion të gjerë me shkrim mbi legjislacionin dhe mbi organizimin e fushës së sigurimeve shoqërore si dhe informacione nga fusha e regjistrave. Edhe pas pyetjeve shtesë të palës zvicerane, megjithatë kanë mbetur ende të hapura disa pyetje, të cilat kërkojnë një sqarim më të thellë, për shembull luftimi i mashtrimeve dhe funksionimi i regjistrave të ndryshëm. Për të përshpejtuara këtë verifikim, Enti zviceran i Sigurimeve Shoqërore me zyrtarët e Kosovës janë marrë vesh të realizojnë një takim ekspertësh në Prishtinë. Kështu do të verifikohet edhe se a funksionon faktikisht bashkëpunimi administrativ pas ndryshimeve rezultuese. Tani për tani është e hershme të deklarohet se Kosova është në gjendje të plotësojë parakushtet për një Marrëveshje të re. Në ndërkohë, shtetasit e Kosovës do të trajtohen sikur shtetasit e vendeve tjera, me të cilat Zvicra nuk ka Marrëveshje për Sigurimet Shoqërore:

 

Shtetasit e Kosovës, të cilët kanë arritur moshën e pensionit pas 1 prillit 2010, mund të marrin pensionin e tyre vetëm nëse ruajnë vendbanimin e tyre në Zvicër. Nëse ata largohen përfundimisht nga  Zvicra, ekziston mundësia, në rast të plotësimit të disa kushteve të caktuara, të tërheqin kontributet e tyre.                  

 

4. Nëse qeveria federale vjen në përfundim, se janë plotësuar parakushtet për arritjen e  një Marrëveshje të re, ajo do të vendos për një mandat mbi nisjen e negociatave. Enti Federal për Sigurime Shoqërore më pas do të fillojë negociatat me palën kosovare dhe do të provojë që sa më shpejtë që është e mundur të pajtohen për një tekst të përbashkët. Pas kësaj qeveria federale do të iniciojë nënshkrimin e marrëveshjes dhe do t’ia ofroj atë parlamentit për miratim. Një parashikim i kohës së hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së re, tani për tani është i pamundur.

 

5. Një zgjidhje e ndërmjetshme nuk është paraparë. Për ketë duhet të plotësohen po të njëjtat kushte si për një Marrëveshje, posaçërisht një bashkëpunim administrativ funksional. Edhe për këtë nevojiten hapat dhe procedurat e njëjta si për miratim e çfarëdo traktati ndërkombëtar.

 

(Osman Osmani është Sekretar nacional për Migracion në sindikatën Unia, i ngarkuar me dosjen e Marrëveshjes ndërshtetërore për Sigurimet Shoqërore mes Zvicrës e Kosovës).

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …