A. Qeriqi: Konferenca e Prizrenit, gusht 1945 dhe Marrëveshja e Brukselit- gusht 2015

Marrëveshjen e fundit, të nënshkruar në Bruksel, më 25 gusht 2015 nga delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë, kryesuar nga krerët më të lartë të dy qeverive, pavarësisht se Prishtina zyrtare e interpreton  si fitore të saj, është një marrëveshje tërësisht në interes të Serbisë dhe në dëm të Shtetit të Kosovës, të pavarësisë e të ardhmes së vendit. Kjo marrëveshja nuk ka si të mos na kujtojë Konferencën e Prizrenit të 8 e 9 gushtit të vitit 1945, kur delegatët nga Kosova, shumica e atyre që kishin nënshkruar Rezolutën e Bujanit (31.12.1943- 1.2. 1944) e cila legjitimonte të Drejtën e Kombeve për Vetëvendosje, pas fitores mbi forcat fashiste,  70 vjet më parë, shfuqizuan Rezolutën dhe morën vendim që Kosova të rimbetet në kuadër të Republikës së  Serbisë e të RSFJ-së.


 


Asnjë marrëveshje e derisotme e nënshkruar mes shqiptarëve e serbëve nuk është arritur në principe të barazisë, apo në interes të shqiptarëve. Të gjitha marrëveshjet shqiptare-serbe, duke filluar nga ato të Esad Pashë Toptanit, të Ahmet Zogut, 100 vjet më parë me Serbinë e Pashiqit,  Konferenca e Prizrenit e gushtit të vitit 1945, 70 vjet më parë,  përpjekjet për marrëveshje në kohën e luftës së UÇK-së mes krerëve pacifistë dhe kryexhelatit të Serbisë, Milosheviq 1998-1999, Konferenca  e Rambujesë e vitit 1999, Bisedimet e Vjenës  në vitet e para pas luftës së UÇK-së dhe dëbimit të Serbisë gjakatare nga Kosova, Marrëveshjet e fundit të Brukselit: 2013-2015 nuk janë arritur mbi principe të barazisë, por vetëm duke u mbështetur në gjuhën e forcës,  jo në forcën e argumentit.


 


Të gjitha marrëveshjet e derisotme të Kosovës me Serbinë kanë dëmtuar dhe po vazhdojnë ta dëmtojnë vendin tonë dhe interesin kombëtar shqiptar në Ballkan. Politikanët e vendit, pa asnjë përjashtim që nga Esad Pasha, Ahmet Zogu, Fadil Hoxha, Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e të tjerë nuk kanë arritur të nënshkruajnë asnjë marrëveshje të qëndrueshme paqësore mbi principe të barazisë e mirëbesimit. Të gjitha marrëveshjet e derisotme me serbët janë nënshkruar mbi principe të forcës dhe fuqisë diplomatike që kanë pasur dhe të cilën e disponojnë diplomatët serbë, jo vetëm në Evropë.


 


Duke studiuar më thellë këtë problematikë, arrijmë në përfundim se asnjë argument historik apo etnik i shqiptarëve nuk është marrë parasysh me rastin e nënshkrimit të marrëveshjeve të derisotme shqiptare serbe. Nuk i japim të drejtë vetës t’i quajmë tradhtarë të gjithë nënshkruesit e deri sotëm të këtyre marrëveshjeve, në radhë të parë sepse Serbia, shteti xhandar i Evropës dhe i Rusisë, i  krijuar në shekullin 19-të, e ka pasur dhe e ka mbështetjen e fuqishme, të gjithanshme të të gjitha Shteteve të Evropës, tani vonë me përjashtim të Anglisë e deri diku edhe të Gjermanisë. Nuk ka mundur të nënshkruajë  marrëveshje në dobi të Shqipërisë, Ahmet Zogu, në kohën kur “Kralevina” po përgatitej ta gllabëronte Shqipërinë dhe ta ndante me Greqinë. Zogu u shit te Italia për ta ruajtur Shqipërinë gjysmake, të cilën më vonë e pushtoi Italia fashiste.


 


Vetëm Enver Hoxha nuk ka nënshkruar asnjë marrëveshje politike me Jugosllavinë. Për më tepër ai ka insistuar që të përfillet e të jetësohet “Rezoluta e Bujanit” dhe vazhdimisht në bisedimet diplomatike në Moskë e në kryeqytete të Evropës e të botës, ka insistuar në respektimin e të Drejtës së Kombeve për Vetëvendosje, në rastin konkret, për të drejtat e shqiptarëve, duke u bazuar në Rezolutën e Bujanit 1943-1944 dhe duke mos e pranuar asnjëherë konferencën e Prizrenit të vitit 1945, ku nuk u lejuan të marrin pjesë delegatët nga Shqipëria. Enver Hoxha nuk e ka nënshkruar as Hartën e Helsinkit të vitit 1973 mbi mos ndryshimin e kufijve të shteteve të Evropës. Këtë akt e ka arsyetuar me faktin se dy të tretat e territoreve shqiptare iu kanë dhënë padrejtësisht shteteve fqinje, Greqisë, Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Gjatë vizitës së tij në Rijekë në vitin 1946, Enver Hoxha ia kishte bërë të ditur kryetarit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito padrejtësitë historike kundër shqiptarëve dhe kishte kërkuar të respektohej parimi i Vetëvendosjes së popujve, të cilët kishin marrë pjesë në koalicionin botëror Antifashist.


 


Të gjitha bisedimet e marrëveshjet e mëvonshme shqiptare-serbe i ka diktuar kreu i RSFJ-së deri në vitin  1989, kur Jugosllavia e Milosheviqit i hoqi Kosovës edhe autonominë  e garantuar me Kushtetutën e vitit 1974 të RSFJ-së, për të cilët Tito ka thënë se ishte një kushtetutë që do ta shkatërronte Jugosllavinë.


 


Bisedimet e kreut pacifist të Kosovës në vitet 90 si dhe ato të kohës së luftës, nuk ishin bisedime mbi baza të barabarta, por ishte përpjekja e Serbisë së Milosheviqit për ridefiminin e një autonomie kulturore për Kosovën në kuadër të Serbisë. Në atë kohë, pati bisedime por nuk u arrit asnjë marrëveshje, përveç Marrëveshjes së Arsimit, të vitit 1997, të cilën e aranzhoi një qerthull katolik fetar i “Shën Egjidios” së Italisë dhe e cila u pranua të realizohet nga Milosheviqi në kohën kur NATO-ja kishte filluar bombardimin e Jugosllavisë së mbetur: Serbi-Mali i Zi dhe kur në Kosovë nuk funksiononte asnjë shkollë, as një institucion në kohën kur regjimi ia kishte dhënë flakën Kosovës nga vendi dhe  ishin dëbuar me dhunë nga trojet e tyre,  më shumë se 700.000 shqiptarë.


As marrëveshja e Rambujesë e vitit 1999 nuk u pranua nga Serbia edhe pse ajo ishte shumë më e favorshme për Serbinë se sa për vendin tonë.


Regjimi i Beogradit nuk e ka pranuar as “Pakon e Ahtisarit”, të vitit 2006, e cila i pranon Serbisë kontinuitetin shtetëror, pushtues, hegjemonist, nacionalist mbi Kosovën, i njeh territorin, gjeografinë, toponiminë e sllavizuar, i njeh të drejta ekskluzive Kishës Ortodokse Serbe, i njeh edhe autonominë e plotë veriut të Kosovës dhe të gjitha enklavave serbe në vendin tonë.


 


 Marrëveshja e nënshkruar më 25 gusht 2015 është derivat i bazuar tërësisht mbi Pakon e Ahtisarit, dhe këtë pako nuk mund ta shfuqizojnë ata që e kanë nënshkruar dhe e kanë pranuar pas asnjë vërejtje të vetme.


Në të gjitha marrëveshjet e sotme shqiptare-serbe, rolin vendimtar, autoritar, pretekcionist dhe në esencë antishqiptar e ka ruajtur dhe po e luan Brukseli zyrtar dhe të gjitha shtete e Evropës, pa dallim, madje  edhe ato që e kanë pranuar deklarativisht pavarësinë e Kosovës.


 


Urrejtja evropiane kundër shqiptarëve ashtu si në të kaluarën edhe aktualisht është urrejtje konstante mbi baza etnike e fetare dhe e tillë do të mbetet krejt derisa nuk ndërrojnë raportet botërore, gjeopolitike e gjeostrategjike. Ata që mendojnë se UNIMK-u BE-ja, EULEX-i, Gjykata Speciale  kundër UÇK-së janë në dobi të shqiptarëve, ata që mendojnë se kanë fituar në bisedime me Serbinë,  mund të jenë vetëm shqipfolës të mirë, evropianë të moderuar, të cilët konsiderojnë se Kombit e bashkimit i ka ikur vakti, se e kaluara duhet të sakrifikohet për hir të idesë së evopianizimit, njëjtë sikur kishin bërë stërgjyshërit e tyre, të cilët ishin bërë synet në emër të idesë të turqizmit dhe e kishin mbështetur Stambollin den baba den, ashtu sikur stërnipërit e tyre e mbështesin sot Brukselin, i cili po ua rrjep  lëkurët e atdheut si dikur moti ashtu edhe sot.


 


Mbetet vetëm të ngushëllohemi duke përkujtuar sakrificën dhe heroizmin familjar të Adem Legjendarit, të dëshmorëve e martirëve dhe poezinë e Ndre Mjedës:


“Bylbyl ku shekull


Orë e çast ndërrohet,


Bien poshtë të naltit,


I vogli qohet…”


 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …