Pirro Prifti: Destabilizimi Politik – nje ide e Opozitës për të kamufluar korrupsionin e kaluar


Përpjekjet e ethshme të Opozitës së sotme për të shkatërruar koalicionin e majtë, i cili fitoi dy herë zgjedhjet, ato të përgjithëshme  të 2013 dhe lokale 2015, mund të kenë sukses nëse ideja e Berishës  `dividere et impera` e realizuar me një malinjitet djallëzor, do të arrijë të rimojë me bejtet po aq  malinje  të Metës së LSI të tipit: `malësor` kundër atyre, `moçalor.`


Ngjarjet e rrjedhura me shpejtësi gjatë këtyre kohëve,  kur Maxhoranca në pushtet po përpiqet te realizoje reformat e miratuara dhe nga ndërkombëtarët si  reforma vendore, reforma arsimore, reforma në drejtësi , dhe dekriminalizimi (kjo e fundit e iniciuar me ngut nga opozita; por në fakt dekriminalizimi është një shtojcë e reformës në drejtësi), Opozita vazhdimisht është duke u përpjekur  të pengojë këto reforma duke përdorur të tëra mjetet që ka në dorë.


 


Si e ka realizuar deri tani Opozita përpjekjen e vazhduar për një destabilitet politik dhe përse?


 


Shkaqet për të penguar Maxhorancën që të realizoje me sukses një numur reformash për të sjellë në binarë shtetin e kalbur dhe në tranzicion 25 vjeçar, janë të shumta.


Një nga shkaqet kryesore të Opozitës për të destabilizuar politikisht vëndin është dëshira për të fshehur dhe kamufluar shkeljen e ligjit dhe korrupsionin galopant të arritur gjatë viteve 2005-2013, vite në të cilat u arritën rekorde negative për shtetin shqiptar: mungesa e ligjit, mos pasja frike ndaj ligjit, korrupsion galopant , dhe mungesa e ndonje reforme të vërtetë për të përmirësuar gjendjen. Pasoja ishte  gropa e madhe e borxheve buxhetore dhe borxhet ndaj privatëve, dhe fshehja e gjendjes


Shkaku tjetër kryesor ishte frika se mos Maxhoranca  përpiqej të vinte përpara përgjegjësisë shkaktarët  ministra  dhe etc, por një nga përgjegjësit kryesorë ndonëse jo direct, ishte vetë Kryeministri i atëhershëm me mos kontrollin e gjëndjes apo me daljen nga duart e drejtimit të egzekutivit.


Shkaku i tretë mbetej fshehja e gjendjes në të cilën rrëshqipti vëndi gjatë tetë viteve apo Disinformimi i qëllimshëm publik. Këtë nuk mund të themi që u bë me qëllim, por mungesa e kontrollit  nga ana e egzekutivit bëri që droga, shkelja e ligjit në cdo aspekt të jetës në vënd, mungesa e vënies para ligjit të shkaktarëve apo vendosja para ligjit e personave të tipit që përmëndëte Fan Noli  në vjershën e tij: `Kryqëzojë këtë se na vodhi fort pak , kryqëzoje atë se nuk vodhi aspak`, bëri që  të lulëzonte informaliteti dhe anti-ligji.


Kështu Shqipëria që para 2013 ishte e mbjellë më drogë por nuk flitej, kishte kontrabandë por nuk përmëndej, kishte shkelje të ligjeve nga drejtuesit por nuk vihej drejtësi, kishte papunësi por nuk diskutohej, kishte emigrim dhe kërkesa për azil por heshtej, kishte shkelje të të drejtave të pronës por nuk thuhej.


Shkaku i katërt ishte përgatitja e mediave vizive dhe auditive për pseudo analiza dhe pseudo-opinione për të fshehur realitetin,


Shkaku i pestë por jo më pak i rëndësishmi, ishte vazhdimi i vënies në drejtim të individëve jo-profesionistë, ose militantë, të cilët e zhytën egzekutivin dhe lokalet në llumin e korrupsionit.  Vendosja në drejtim e këtyre individëve për një kohë të gjatë në drejtim vazhdon të shkaktërrojë manaxhimin e resurseve, dëmton administratën, dhe drejtimin e të gjitha hallkave shtetërore dhe publike, të egzekutivit dhe vendore..


 


Shkaku i gjashtë mbetet përfshirja në drejtim e individëve që vijnë nga partitë e vogla, dhe shfrytëzimi nga ana e këtyre partive e nevojës për të patur një qeveri  të realizuar me numra parlamentare të mbi 70, bën që qeverisja  dashje pa dashje,  të bjerë në duar jo profesionale duke  e vënë Shumicën e atëhershme në  `zeit not` apo përpara alternativës:  `prano njerëzit e mi ose… prishet koalicioni dhe qeverisja` …..


 


Shkaku i shtatë ishte përfshirja  (që në kohën kur Opozita e sotme ishte në qeverisje)e elementëve me të kaluar jo të mirë apo kriminale, por mos amendimi i ligjeve me apo pa qëllim nga ana e mungesës së direktivave nga ana e  Ministrisë së Drejtësisë, sidomos ligji për KQZ , bëri që në forcat politike më të mëdha PD dhe PS të hyjnë njerëz jo cilësorë.


Shkaku  i tetë, mungesa  e këshilltarëve profesionistë në stafet e Ministriva, dhe të Kryeministrit, madje dhe të drejtuesve që u a lejon ligji, bëri që vendim-marrjet të jenë jo të rregullta.


 


Këto shkaqe të mësipërme Opozita e sotme i kishte parasysh, por humbja e betejës në 2013 zgjedhjet parlamentare, dhe humbja e zgjedhjeve vendore, kërkesa e Maxhorancës për të vënë drejtësi, dhe për të bërë Reformat  të cilat Opozita e sotme nuk i bëri dot dje, alarmoi ish ministrant, ish drejtuesit, dhe vetë kryetarin e dorëhequr të Partisë.


Pavarësisht se ndërkombëtarët përgëzuan fitonjësit, i quajtën zgjedhje të mira, Opozita e alarmuar nga fraza pak misterioze e Kryeministrit të sotëm : `nuk keni parë asgjë akoma` u hodh në sulm duke provuar edhe njëherë se mbrojtja më e mirë është sulmi.


 


Pa bërë asnjë analizë se përse humbën, pa bërë asnjë përgjegjës për disfatën përvec dorëheqjes së mirëpritur nga populli i ish Kryeministrit, pa u kujdesur se ishin përgjegjës për të gjitha argumentat e shtruara më sipër , Opozitarët të drejtuar nga një riosh i korruptuar 200 milionësh (sipas mediave, i cili si shumë të tjerë politi-qenër, mendojnë se të dish një gjuhë të huaj na qënka  gjithçka në drejtimin e vëndit), hartuan strategjinë e sulmit.


Disa nga taktikat sulmuese më të spikatura të cilat duhej të linin përshtypje në popull duhej të ishin taktikat në të cilat duhet të kishte të vërteta. Këto të vërteta i gjetën nga përgjegjësitë e padënuara të vetë këtyre ish pushtetarëve.


Me një kapërcim ylberi, sikur të mos ishin ata përgjegjësit e rrënimit ekonomik, social, dhe politik të Shqipërisë, rrënim që vazhdon që nga 1990 nëpërmjet një tranzicioni të zgjatur e plot gabime e faje, Opozita e sotma, akuzoi Maxhorancën e sotme për fajet që i kishte bërë vetë duke u a atribuar fajet e veta Maxhorancës.


Disa nga këto faje (të cilat janë shkaqet e sipërpërmëndura), ngecën tek Maxhoranca, sepse koalicioni jo-natyral që bëri PD me LSI, la pasojat e veta tek LSI e cila bëri koalicion me PS.


Dy goditjet kryesore të Opzotës ishin: dekriminalizimi i cili në fakt ishte pasojë e mos rregullit të ligjit për KQZ dhe  mungesa e orientimeve apo e amandamenteve të Ministrisë së Drejtësisë që para 2013, dhe korrupsioni CEZ në të cilin goditeshin ministrat e LSI dhe  direct Ilir Meta.


Të dy këto goditje të perfeksionuara gjatë dy viteve qeverisje së bashku me gabimet e bëra në punë nga Maxhoranca  bëri që sot Maxhoranca të ndodhet në një udhekryq të madh.


Nga njëra anë dekriminalizimi në të cilën në PS janë larguar apo ndodhen nën hetim dy deputetë, por  pengesa që po i bëhet reformës në drejtësi mundëson Opozitën që të mbajë si deputetë, dy ish të dënuar duke mos i përmëndur këta që ka vetë por duke zhurmuar pë rata të maxhorancës.


Nga ana tjetër, problem i CEZ, në të cilën janë të zhytur si qeverisja e atëhershme shumica dërrmuese e të cilëve janë deputetë sot, por edhe  vetë Kryetari i  LSI e ndjen vehten të kercënuar nga problem i një korrupsioni të madh, i cili mesa duket është realizuar nëpërmjet ndonjë VKM  jo    të rregullt, duke caktuar një Kompani private në të cilën përfshiheshin  edhe 10 nënkompani të tjera për të mbledhur detyrimet, në një kohë kur vetë CEZ duhej ti mblidhte pa praninë e privatit i cili shpërdoroi paratë.


Elementi shtesë në këtë sulm malinj ndaj Maxhorancës është dëshira për të përfshirë Kryeministrin në këtë aferë duke i përmëndur atij se CEZ kishte borxh rreth 600 milionë euro, pra sipas Opozitës i paska marrë Kryeministri këto para borxh.


Por, harrojnë të thonë se ky 600 milionësh euro është borxh pra është një gropë financiare e shkaktuar nga privatizimi i gabuar dhe nga keqmanaxhimi, pra këto para që ka borxh CEZ nuk janë realisht por do të trashëgoheshin ashtu siç u trashëguar pas 2013.


BE e orientoi qeverinë që të mbyllte arbitrazhin të cilin me siguri do ta humbëte dhe të merrte përsipër borxhin e qeverisë së kaluar.


 


Kjo ndodhi.


 


Prandaj ky sulm djallëzor, i pa shëmbëllt (se i pamoralshëm dihet që është), për të përfshirë kryeministrin e sotëm në një aferë ku Opozita e sotme ka rënë kokë e këmbë, ka për qëllim që të shkaktojë prishjen e koalicionit qeverisës.


Këtyre sulmeve malinjë u shtohen sot  budallallëqet politike të Rioshit 200 milionësh për `mosbindje civile`,  por  edhe  sulmet e ish-komunistit Islami i cili tërret për kryengritje.


Një turp i vërtetë për këtë fizikant të dështuar që ka tradhtuar shokët e vet për një post si ai i deputetit të cilin nuk duhet ta meritojë sepse duhet të përfshihet në ligjin e lustracionit ky njeri.


Rezultati i kësaj paçavure politike shqiptare mbetet si gjithmonë: në kohën kur BE dhe SHBA fton për të ecur përpara, për të luftuar terrorizmin,  e cilëson Shqipërinë si `vënd i sigurtë`, e fton për tu integruar dhe pas realizimit të reformave- të anëtarësohet në BE,  këta opozitarë,  disa përgjegjës për  në vënien e pengesave qoftë nga injoranca qoftë nga frika e ligjit, kanë ngritur një zhurmë artificial për të përcarë maxhorancën me qëllim që të mos realizohen reformat e marra nga kjo Maxhorancë.


Për fat të keq edhe Kryetari i LSI nuk po jep mesazhe të vendosura për të ruajtur koalicionin. Kjo tregon se edhe aim und të jetë i përfshirë në afera korruptive, sepse nuk është më rastësi që edhe në qeverisjen me Nanon, edhe ne qeverisjen  e panatyrshme me PD edhe në qeverisjen me maxhorancën e sotme, ky individ ka shkaktuar probleme të mëdha të cilat duhen analizuar më thellë.


Nëse ka ndërment të shkatërrojë koalicionin për të shpëtuar vehten, le ta bëjë, sepse do të humbasë gjithsesi; sidoqoftë nëse është i pa përlyer lë të qëndrojë fort në koalicion dhe të ndihmojë të përshpejtohen reformat për të cilat ka nevojë populli dhe vëndi.


Populli ka nevojë për zbatimin e ligjit, për punësimin, për largimin e informalitetit, për realizimin e reformave të shpallura,  pra ka nevojë për tu futur sa më parë në BE nëpërmjet integrimit.


 


Lojrat e fëlliqura për të destabilizuar politikisht Shqipërinë nuk janë në interes të Shqipërisë por në interes të atyre që mbajnë përgjegjësi për vonesat, korrupsionin, mungesën e ligjit, dhe për futjen në drejtim të katundarisë, duke lënë mënjanë teknokratët dhe meritokratët.


 


[email protected]


 


 


Pirro Prifti: Kryetari  që kërkon “mosbindje civile”


 


 Ka disa kohë  në mediat shqiptare që kryetari i parties opozitare më të madhe është lëshuar në mënyrë të frikëshme dme akuza kundër maxhorancës dhe kundër të gjithëve në përgjithësi. Kryefjalët  e akuzave si  Kriminelet, dekriminalizimi, bandat, dyshja Rama-Meta, është mbushur vëndi me drogë, vijnë nga media porsi ata fiqtë e papjekur që nuk hahen në këtë periudhë. Sidoqoftë lindin disa pyetje serioze se përse një Kryetar Opozite flet sikur  drejtonte dikur Enver Hoxha PPSH-në, duke vjellë helm e vrer kundër kundërshtarëve të tij politikë njëlloj sikur ata të ishin armiq të popullit.


 


Nuk do t`ja kishim vënë re një batërdie të tërë llumi fjalësh sikur të mos kishte një pozicion kaq të rëndësishëm në politikën shqiptare, por qënia e tij si një Kryetar Partie bën që fjalët e tij plot urrejtje, mllef dhe vrer të shikohen seriozisht në të rë kontekstin e tyre politik.


Fraza më e fundit dhe absurdi më i fundit  e i papërgjegjëshëm i dalë nga  goja e një Kryetari Opozite ishte kërcënimi i tij ndaj maxhorancës në fuqi  me togfjalëshin `Mosbindje Civile`.


 


Në këtë moment mu kujtua acarimi i gjëndjes në Siri gjatë vitit 2011 kur trazirat politike kundër Bashar Al Assadit, sigurisht të nxitura dhe nga jashtë (dhe jo pa baza), nisën kur opozita e atij vëndi e cila kishte humbur zgjedhjet (sigurisht nga manipulimet e Presidentit aktual), arriti të kërkojë mosbindje civile nga populli sirian i cili nuk i u përgjegj , por kënd vështrimet diametralisht të kundërta të qeverisjes së alevitit  President Bashar Al Assad me Opozitën, nxitën mosbindjen civile. Më pas me kalimin e kohës dhe me orientimin e SHBA dhe BE opozita krijoi krahun e armatosur me rebele  duke e shpënë shtetin sirian në këtë gjëndje tragjike që është sot me 3.5 milionë refugjatë dhe 300.000 të vdekur.


Sigurisht kjo tragjedi e prekëshme edhe sot kur shohim në media këta refugjatë fatkeqë që dynden në vëndet eurano perëndimore por edhe tek ne, dhe mendoj se çfarë  do të ndodhte sikur togfjalëshi `mosbindje civile ` të ndodhte edhe tek ne ashtu si ndodhi afërsisht në 1997.


Kjo gafë e Kryetarit të partisë më të madhe Opozitare duhet menjëherë të tërhiqet nga vetë aid he vetë Partia Demokratike duhet të frenojë në sulmet e saj kundër maxhorancës me fraza të papërshtatëshme dhe akuza të pavërtetuara.


Përkundrazi Opozita duhet të bashkëpunojë me mazhorancën legjitime të këtij vendi duke ndihmuar në reformat e rëndësishme që i duhen vëndit për të dalë nga bataku i mos zbatimit të ligjit, i korrupsionit, i papunësisë dhe i azilantëve, në mënyrë që të integrohemi sa më parë në BE.


 


Problemet e pazgjidhura të Dekriminalizimit dhe të Reformës në Drejtësi të cilat janë dy detyrat kryesore,ështëmirë ë zgjidhen bashkarisht. Sidoqftë vërehen dy standarte në mënyrat se sip o vepron Opozita: nga njëra anë deputetët Opozitare të Parlamentit kanë paraqitur një Opsion për dekriminalizimin dhe po bëjnë gatë në alternative për reformën në drejtësi pavarësisht sharjeve dhe akuzave boshe në parlament, por nga ana tjetër Kryetari i Partisë si një këndez fshati që tremb pulat e qymezit ulëret dhe bërtet duke shpërthyer në  media dhe fjalime para disa individëve duke u përpjekur të acarojë situatën   me fraza ultra-komuniste, sikur vëndi ynë nuk është në vitin 2015 i gatshëm për tu integruar në BE, por sikur të jetë në vitin 1945 duke nxitur luftën e klasave. A është në metro ky Kryetar apo jo? Të paktën si njeri i arsimuar, Ai duhet të ketë lexuar Confucin i cili thotë: `Përmba vehten dhe prediko ritet`.


 


Përplasja e fortë midis pozitës dhe Opozitës këto dy vjet në fakt është në vazhdën e përplasjeve të ashpra pas cdo fitoreje në zgjedhje si nga njëra ana ashtu dhe nga ana tjetër e spektrit të politikës shqiptare.  Këto përplasje të ashpra dhe aspak  në rrugën e qartë të demokracisë perëndimore sigurisht janë sekele të së kaluarës të cilat sot  quhen debate parlamentare, në fakt janë një luftë e ashpër e kamufluar për pushtet duke anashkaluar shkaqet dhe arsyet se përse u humbën zgjedhjet por duke u kundërsulmuar me variantet e lodhura tashmë të akuzave  sa për të larë gojën që kanë fjalët hajdut, korrupsion, komunistë, etj.


 


Sot Kryetari i Partisë më të madhe, ka avancuar edhe më tej duke hedhur në tregun e luftës së frazave togfjalëshin e rrezikshëm `mosbindje civile` në një nga daljet e tij pothuajse të përditëshme në Mediat  tv.


 


 Ashpërsia e akuzave në këtë rast mund të këtë jo vetëm element të gabimeve të qeverisjes në pushtet, por problemi qëndron më thellë. Vihet re se akuzat janë ashpërsuar në mënyre exponenciale me masat e ashpra që ka marrë qeveria për të luftuar informalitetin, evazionin fiskal, luftën kundër drogës, përpjekjet për të realizuar reformat në drejtësi, dhe tashmë së fundmi dekriminalizimin.


 


Sa më shumë forcohen përpjekjet serioze për të përmbushur me sukses reformat dhe  respektimin e ligjit , aq më shumë Kryetari i opozitës acaron situatën.


 


 Në këtë rast ndodhemi përpara dy alternativave të kundërta: Opozita thotë që gjendja është keq, maxhoranca thotë se po bëhen përpjekje serioze në bashkëpunim me BE, për të realizuar detyrat e shtëpisë.


 


Nga ana tjetër, Opozita në parlament, krahas  akuzave të përhershme që e tejkalojnë cakun e kulturës, është në një linjë dhe e vendosur për të dekriminalizuar parlamentin dhe për të reformuar drejtësinë por nga ana tjetër Kryetari i saj në mënyrë paradoksale e acaron situatën duke krijuar përshtypjen se cdo gje është e zezë.


Mendoj se këto paska probleme të mëdha vetë opozita e cila nuk di çfarë rrugë të zgjedhe gjatë periudhës që është në opozitë atë të rrugës e të bojkotit apo të atë  të debatit produktiv parlamentar  por duke bashkëpunuar me maxhorancën për probleme kardinale. Kjo e fundit do të ishte më e mira.


Pavarësisht akuzave  të rënda ndaj disa përfaqësuesve në parlament, mbete gjithmonë rruga ligjore ajo për ti provuar akuzat.


 Një gjë  do të ishte rruga më e përshtatëshme në një shtet me 25 vjet tranzicion: shmangia e thashethmnajave dhe e debateve boshe televizive me analiste të lodhur e të paguar për të folur sipas pagesës dhe përpjekje maksimale për të zgjidhur problemet më të rëndësishme duke përdorur profesionalizmin dhe mbështetjen e BE, në zgjidhjen e situatave të pakëndëshme me të cilat politika dhe politikanë të caktuar, përpiqen të dëmtojnë Shqipërinë dhe imazhin e vendit, për të kamufluar dhe maskuar inkriminimin e tyre në afera jot ë rregullta.


Nuk ka përse të paguajë stabiliteti i Shqipërisë dhe populli i saj për hir të një grupi të vogël të inkriminuarish nga të gjitha spektrat politikë dhe administrative. Maxhoranca DUHET të realizojë programin e saj konform detyrave që ka lënë BE për tu anëtarësuar sa më shpejt. Shpresojmë që dhe Opozita të bëjë të njëjtën gjë.


 


 


 


 


Pirro Prifti: Kriza e refugjatëve bën përgjegjës, Amerikën, Anglinë dhe BE-në


 


Ka disa jave e muaj që vala e heshtur e refugjatëve që mbërrijne nga Siria, por edhe Afrika e Veriut, dhe vëndet arabe ka goditur rëndë vëndet e Bashkimit Europian por edhe vëndet jashtë saj.


Kjo krizë e rëndë, madje nga më të rëndat që është hasur që nga vitet e pas luftës së dytë botërore, kërkon një zgjidhje të shpejtë dhe të arësyeshme nga OKB por në rradhë të parë nga vëndet e BE drejt të cilave janë drejtuar rrefugjatët.


Këto javët e fundit janë më mijra rrefugjatë sirianë që kanë zbarkuar në brigjet e Greqisë dhe drejtohen për në vëndet e pasur të  BE-së Gjermania Danimarka dhe vëndet Skandinave.


 


Kjo krizë rrefugjatësh në fakt është një nga krizat humanitare më të rënda me të cilat po ndeshen vëndet europiano- perëdimore, krizë e cila kërkon zgjidhje.


Kjo dyndje rrefugjatësh nga vëndet në të cilat ka luftë, civile, luftë fetare, dhe vijnë nga shtete që janë totalisht të destabilizuara politikisht dhe ekonomikisht  ka detyruar vëndet e BE dhe veçanërisht Gjermaninë që të bëjnë takime pas takimesh për të përballuar situatën, dhe për të rishikuar disa vendimir e ligje të BE.


 


Kjo për arësye se p.sh.,  Rregullat e Dublinit të miratuar nga Parlamenti Europian thonë se “refugjatet duhet te sistemohen ne vendin ku ata hyjnë“,  por këto  rregulla sipas Merkel –ato duhet te ndryshohen dhe refugjatet te rishpërndahen (http://ëëë.panorama.com.al/kriza-e-refugjateve-dë-be-ja-para-gjendjes-se-jashtezakonshme/).


 


Takimet e mëvonshme të ministrave të jashtëm të BE por edhe takimet e Kancelares Merkel me homologun e saj Francez, kanë përcaktuar se tani për tani duhet të sistemohen 160.000 rrefugjatë, por tendenca e rrefugjatëve që po vijnë kohët e fundit mendohet të jetë rreth 1 milion të cilët gjithashtu do të shkaktojnë një kokë çarje të madhe në të gjitha vendet e BE.


Sipas informacioneve, vëndet e Europës lindore dhe qëndrore që janë në BE, nuk dëshërojnë të mbajnë emigrantë dhe rrefugjatë për shkak të problemeve të tyre ekonomike, por mesa duket edhe sepse nuk e shohin veten e tyre  si përgjegjëse për këtë krizë të madhe humanitare. E parë në këtë kënd vështrim, edhe Marëveshja Shengen do të ketë probleme sepse kriza e rrefugjatëve dhe emigracioni masiv qoftë nga vëndet e varfëra qoftë nga vëndet që janë në luftra fetare, civile, po dëmton rëndë marëveshjen e arritur nga BE për qarkullimin e lirë të qytetarëve europianë. Pra, kjo do te shkaktoje konflikte dhe prishjen gjithashtu te rregullave për vizat Shengen (http://ëëë.panorama.com.al/kriza-e-refugjateve-dë-be-ja-para-gjendjes-se-jashtezakonshme).


 


Përse po shkaktohet kjo valë e madhe rrefugjatësh në drejtim të vëndeve të pasura dhe kush e ka shkaktuar këtë problem?


 


Dihet që rënia e murit të Berlinit dhe ndryshimi  sistemeve komuniste në vëndet e Europës qëndrore dhe lindore, shkaktuan një valë rrefugjatësh nga kët vënde drejt vëndeve të BE, Anglisë, SHBA, dhe Australisë e Kanadasë. Në këto ndryshime u prek dhe Shqipëria e cila ka rreth 1.5 milionë qytetarë të saj (por dhe të lindur jashtë shtetit) në itali, Greqi, Gjermani, Angli, SHBA, Kanada, Suedi e Norvegji, Francë. Tendenca për të emigruar egziston edhe tani në Shqipëri por në formën e azilantëve dhe çdo vit rreth 30.000-50.000 njerëz nga Shqipëria kërkojnë dhe aplikojnë azil në BE, kryesisht në Gjermani, Angli, Belgjikë. Megjithatë vendimet e BE, PE, për të caktuar se cilat vënde janë stabile dhe pa rrezik, dhe cilat jo, e kanë vendosur Shqipërinë  si njw vend pa rrezik, e për pasojë qytetarët e saj nga e drejta për azil, por vetëm të qarkollojnë me vizë Shengen.


 


Problemi i dytë për të cilën po flasim janë vëndet që janë të destabilizuara nga luftrat dhe mungesa e stabilitetit politik të disa vendeve të Afrikës dhe të Azisë.


 


Vënde si Libia, Tunizia, nga Afrika, nga Iraku, Siria, Egjypti (tashmë edhe Jemeni), të cilat u prekën nga `pranvera arabe`, si dhe Afganistani ku terrorizmi pseudo-islamik me Al Qaedda në krye së bashku me talebanët, – shkaktuan një luftë të ashpër fetare dhe civile njëkohësisht pas ndërhyrjes së SHBA dhe NATO-s, në Irak dhe Afganistan, të Francës dhe Anglisë në Libi.


 


Krahas këtyre shteteve, janë edhe disa vënde të tjera të Afrikës që vazhdimisht largohen njerëz dhe vijnë turma turma për në vëndet e BE, si Sudani, Çadi, Eritrea (Somalia), Etiopia qe kanë mbërritur dhe enden rrugëve të Parisit në Francë por dhe vazhdojnë të vijnë të tjerë. Numri i tyre sa vjen e rritet.


 


Deri tani kanë mbërritur që pas vitit 2011 e sot rreth 2 milionë rrefugjatë në vëndet e  BE e kryesisht në Gjermani, Francë, Angli, Zvicër, Itali e Spanjë.


 


Është e vërtete që këto vënde dëshirojnë të vijnë forca të reja punë si refugjatët sepse popullata e këtyre vëndeve ka tendencën e plakjes dhe nuk ka shumë lindje, por Gjermania kërkon emigrante dhe refugjatë me profesione të caktuara, dhe jo masë refugjatësh me gra e fëmijë.


 


Në përgjithësi vëndet e BE janë alarmuar nga mbërritjet e rrefugjatëve që po vijnë nga zona të luftës sidomos nga Siria dhe më pak nga Iraku.


 


Një nga vëndet më të prekura nga lufta civile dhe fetare është Siria dhe Iraku. Nga Siria janë larguar rreth 3.5 milionë banorë dhe tendenca është duke u rritur. Një pjesë e tyre qëndron nëpër kampe rrefugjatësh në Turqi, e Liban. Të gjithë kërkojnë të vijnë në Europë dhe po ikin nga vendi i tyre. Lufta në Siri vazhdon. Përse ndodhi kjo luftë?


 


Në luftën civile në Siri janë përfshirë jo vetëm terroristët e ISIL (ISIS), të cilët vrasin përdhunojnë dhe kanë çvendosur mijra civile myslimanë shiitë, alevitë, e të krishterë, dhe kanë prishur fshtara e qytete; por edhe grupe terroriste të përgatitura nga Anglia, Franca, dhe SHBA në pretekstin për të rrëzuar Presidentin Bashar Al Assad të Sirisë sic është Al Nusra (këto grupe terroriste quhen dhe krahu i armatosur i opozitës sirianë), merr pjesë edhe koalicioni Anglo-amerikan si dhe disa vënde arabe si Arabia Saudite, të cilët bombardojnë dhe godasin ISIL në Siri e Irak. Kjo ka shkaktuar një amulli të vërtetë sepse nuk dihet kush janë terroristët e vërtetë ISIS, Al Nusra, ushtarët e Bashar al Assadit, apo fraksionet e panumërta të lidhura me Al Qaedën.


 


Mungesa e një strategjie efikase shkaktoi `pranverën arabe` duke larguar diktatorët, dhe duke destabilizuar vëndet përkatëse. Del tashme pyetja: a ishte e nevojshme të bëhej një gjë e tillë para kohe apo problemi ishte diçka tjetër si p.sh., shkatërrimi i vendeve që kishin aleancë me Rusinë?


 


Sipas Jeremy Corbin i zgjedhur kohët e fundit si Kryetar i Partisë Laburiste angleze, i cili kundërshton veprimet e qeverisë angleze por edhe asaj të SHBA, thotë se : `goditjet nga ajri i Sirisë ka shkaktuar vetëm vrasjen e më shumë civilëve dhe dhënien `karburant` ISIL për veprime të mëtejshme`.`Unë- thotë ai- nuk do ta bombardonja Sirinë për të shpartalluar ISIL, Unë mendoj se kjo po i bënë më të forta ata. Unë jam përkrahës i izolimit të iSL dhe bërjes së një koalicioni në rajon kundër tyre`(https://ëëë.rt.com/uk/).


 


Gjithashtu Jeremy Corbin, përfaqësues i një partie nga më të mëdhtë në Angli thotë se: `Më shumë se 60 vjet NATO ka shkaktuar shpenzime ushtarake të jashtzakonshme dhe lidhjet e ngushta të NATO-s me SHBA dhe marëveshjet e dyanshme të mbrojtjes na kanë futur në (pra Anglinë) në konflikte të panevojshme`.


 


Po ky kryetar i ri i Partisë laburistë ka thënë se ndërhyrja ushtarake ne irak nuk ishte e drejtë dhe se Toni Blair duhet të shkojë në gjyq për luftën `ilegale` në Irak në 2003“.


 


Po ashtu dhe Netanyahu Kryeministër i izraelit sipas Associated Press  ka thënë sot në një takim me presidentin e Këshillit të Evropës Donald Tusk i cili e ka vizituar Izraelin: “Për shkak të sulmeve të tmerrshme të militantëve islamikë në Lindje të Mesme dhe Afrikë, Evropa po përballet me një cunam njerëzish të cilët tragjikisht po ikin nga krimi më i rëndë që njerëzimi e ka parë që nga Holokausti” (http://lajmifundit.al/2015/09/kriza-e-refugjateve-500-mije-emigrante-hyne-ne-be-nga-mesdheu/).


 


Përleshjet e refugjatëve në hungari e serbi, e greqi, dhe frika për pritjen e këtyre rrefugjatëve nga vëndet e pasura europiane, do të shkaktojë ngritjen e mureve të reja artificiale duke i dhënë fund prishjes së mureve të vjetër dhe të iluzionit të demokracisë së vërtetë, sidomos kur sheh se vendime të tilla për të destabilizuar vënde që nuk janë të gatshme ende për një demokraci perëndimore, po shkaktojnë një tragjedi të madhe të popujve të këtyre vëndeve. kjo i jep goje edhe Bashar al Assadit të shprehet në një studio të RT-tv, ditën e djeshme se: `perëndimi i vjen keq për refugjatët, por përkrah terrorizmin (në Siri)`.


 


Tragjedia siriane e filluar që nga viti 2011,  e filluar nga zgjedhjet e atëhershme jo të drejta të cilat u fituan nga Bashar Al Assad, nuk duhet të kishte përfunduar në këtë mënyrë në një luftë civile të përgjakshme nga e cila janë vrarë 250.000 vetë, janë larguar 3.5 milionë njerëz, janë prishur qindra fshatra, qytete, trashëgimi kulturore të lashta.


 


Nxitja që i dha SHBA, Anglia, e Franca, Opozitës siriane (ashtu si në Libi e Tunizi më parë), për tu hedhur në veprime luftarake kundër Bashar Al Assadit pra, për të krijuar krahas koalicionit politik anti-Asssad (kujtoni se me frontin Al Nusra shkuan plot shqiptarë dhe kosovarë), edhe një ushtri për të luftuar Assadin – mendoj se ishte një nga gafat më të mëdha të politikës amerikanë por edhe të Anglisë dhe BE, sepse- ja ku është rezultati: mijra refugjatë në dyert e Europës.


 


Këta njerëz fatkeqë, në fakt duhet të shkonin në SHBA, Angli e Francë, dhe jo të ngecin në Hungari e Serbi e Greqi, e Itali, sepse ata janë shkaktarët e kësaj gjak derdhjeje dhe tragjedie masive, pra kërkohet një politikë dhe strategji e re ndaj këtyre zhvillimeve.


 


  Më mirë një diktator  se sa një një luftë civile e fetare, sepse ndryshimet duhen bërë gradualisht dhe me kujdes.


 


Pavarësisht ngjarjeve, realiteti i sotëm kërkon një ndërhyrje emergjente për të shpëtuar refugjatët, shpërndarjen e tyre në shumë vënde të Europës.


 


Sidoqoftë, rruga më e sigurtë është ndalimi i luftës në Siri. Për këtë kërkohet një bashkëpunim i sinqertë, midis SHBA, BE, Anglisë, dhe Rusisë, dhe një  përballje  ushtarake me ISIL, duke bërë një marëveshje me kushte edhe me Bashar Al Assadin për të stabilizuar Sirinë, këtë vënd të cilit i ka pllakosur një tragjedi e madhe që nuk është parë ndonjëherë. Kështu mund të marrë fund kjo luftë në Siri por edhe në Irak.

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: INTERVISTË ME VETVETEN PËR ENVER HOXHËN

(Me rastin e përvjetorit të ditëlindjes së Tij ) Shpesh herë pyes veten:- Në periudha …