Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane. Ky manipulim informacioni nga shtete të huaja që përfshinë dezinformimin dhe propagandën, është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe të minojë besimin e publikut ndaj qeverisë”, tha Vengu. Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse. Sjell në vëmendje këtu një shembull tjetër, në momentin kur në prill 2024, Ministria e Mbrojtjes themeloi qendrën e novacionit të sigurisë dhe mbrojtjes, e pamë që në mënyrë zyrtare dhe qoftë përmes kanaleve mediatike u ringjall edhe rrëfimi rus madje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ku ajo tha se ky investim i NATO-s po etiketohet qëllimisht si një burim për kërcënime hibride në Ballkan dhe praktikisht akuzonte Shqipërinë që kishte një strategji ofensive për kërcënime hibride në Ballkan.

Pirro Vengu: “Aleancë natyrale” përballë kërcënimeve të përbashkëta

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka zbardhur detaje nga marrëveshja trepalëshe për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, e firmosur mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në Tiranë. Vengu e ka cilësuar këtë nismë si një aleancë natyrale midis tre vendeve, të cilat përballen me kërcënime të ngjashme, siç janë ndërhyrjet e palëve të treta, kërcënimet hibride dhe ato kibernetike. Marrëveshja është ndjekur nga një mbështetje e qëndrueshme për Kosovën në rrugëtimin e saj drejt NATO-s dhe BE-së, duke theksuar se ky bashkëpunim i shkon për shtati politikës rajonale të sigurisë. Vengu theksoi se Shqipëria dhe Kroacia e mbështesin pa kushte Kosovën në këto nisma, siç është Karta e Adriatikut, që përbën një hap të rëndësishëm për anëtarësimin në NATO. Ministri shqiptar i Mbrojtjes siguroi se ky bashkëpunim nuk është kundër asnjë shteti tjetër, ndërsa sqaroi se aleatët dhe partnerët strategjikë janë informuar për hapat e ndërmarrë. Ai shtoi se kjo marrëveshje është e hapur për shtete të tjera, duke përfshirë anëtarë të BE-së dhe NATO-s, që ndajnë të njëjtin shqetësim për sigurinë në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …