Pjer Mirel, paralajmëron se skenari i shkëmbimit të territoreve bart rreziqe sigurie për Maqedoninë dhe rajonin

Pjer Mirel, paralajmëron se skenari i shkëmbimit të territoreve bart rreziqe sigurie për Maqedoninë dhe rajonin

Ish-sekretari i përgjithshëm i drejtorisë për zgjerim në Komisionin evropian, Pjer Mirel, shpreh shqetësim të madh për shkak të deklaratave për ndarje të Kosovës dhe paralajmëron se skenari i tillë bartë rreziqe sigurie për Maqedoninë dhe rajonin. Ai shprehet  i habitur nga mos reagimi Komisionit evropian pas deklaratave të Thaçit dhe Vuçiqit dhe konsideron se Brukseli duhet të paralajmërojë për rreziqet të cilat i bartë ndarja e mundshme e Kosovës. “Menjëherë mendohet në Republikën Serbe”, por edhe komunitetin shqiptar në Maqedoni, pastaj kantonet kroate në Bosnjë të cilat mund të thonë se dëshirojnë me Kroacinë. Por, kjo shkon edhe më larg: hungarezët në Sllovaki, mund të paramendojmë se edhe Rusia në Transistri do ta merrte këtë për shembull”, thotë Mirel.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …