leoni

Pjesë nga fjalimet e Muharrem Xhemajlit, Rexhep Selimit, Fatmir Limajt, Sadullah Durakut dhe Besim Çelajt në Kleçkë, më 25 gusht 2010

Në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve, të Brigadës 121, Ismet Jashari “Kumanova” të UÇK-së, në fshatin Kleçkë të Rrafshnaltës së Drenicës u mbajt manifestimi tradicional, i 11-ti me radhë, në përkujtim të komandantit të Brigadës 121, Ismet Jashari Kumanova dhe të 66 dëshmorëve të kësaj  Brigade, të rënë gjatë kohës së luftës së ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast, përveç komandantit, Ismet Jashari janë përkujtuar edhe dëshmorët:  Gani Kastrati, Nuhi Mazreku, Habib Zogaj  dhe Afrim Buçaj, të cilët më 24 dhe 25 gusht të vitit 1998 ranë në Bajrak të Luzhnicës, duke luftuar ballë për ballë kundër forcave policore e ushtarake serbe. Manifestimin në Kleçkë e ka organizuar Dega e veteranëve të UÇK-së në Malishevë.

Muharrem Xhemajli, kryetari i OVL të UÇK-së

Të mbledhur në këtë manifestim përkujtimor ne sot kujtojmë lavdinë luftëtarëve të e Brig.121, Ismet Jshari-Kumanova, të atyre bijve dhe bijave sypatrembur që nuk kursen asgjë për lirinë e sotme e për shtigjet që u hapën për një të ardhme më të mirë. UQK-ja, e drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm kishte kaluar nëpër betejat e pareshtura që nga rënia heroike e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe sakrificës së familjes së Jasharajve. Gjatë verës së vitit 1998, UQK-ja, dëshmoi se ishte fuqi përcaktuese në planin ushtarak dhe politik. Asaj iu bashkuan me mijëra luftëtarë nga të gjitha trojet etnike, ushtarë lirie. Drejtuesit politikë dhe ushtarakë  në momentet me kritike të historisë së Kosovës nuk hezituan për as një çast por erdhën nga diaspora nga Maqedonia, Shqipëria, Presheva, Medvegja dhe Mali i zi, për të  qenë përherë pranë vëllezërve në istikame, në beteja dhe fitore të reja. Ky dhe mobilizim hedhë poshtë thëniet se në Kosovë po mbrohet pragu i shtëpisë, ky mobilizim bëri të qartë se në Kosovë po bëhej luftë e armatosur me drejtimin e UQK-së, për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe për bashkimin e tyre. Ishte kontributi i atyre i ushtarëve për përkushtimi i komandanteve dhe misioni i drejtuesve të UQK-së, dhe përkrahja e vazhdueshme e popullatës që çoi kombin shqiptar drejt fitores dhe kthimit të dinjitetit që ishte nëpërkëmbur në dekada nga okupatori serb. Ofensivat e vazhdueshme të armikut në verën e vitit 1998, ja mësyn edhe kalasë së pamposhtur, maleve të Berishës, që mbroheshin me vendosmëri nga Brig.121 Ismet Jashari Kumanova, UQK-ja i mposhti këto forca barbare duke dalë më  e kalitur dhe më e guximshme dhe më e vendosur që të vazhdoi luftën për liri. Të përgatitur nga komandanti Agim Qelaj e të udhëhequr nga komandanti Ismet Jashari-Kumanova luftëtaret e brig.121, në betejat vendimtare të Zonës Operative të Pashtrikut, u bënë simbol trimërie. Ne sot jemi krenar që kujtojmë 65 dëshmor të kësaj Brigade, emrat e tyre dhe emri i Ismet Jsharit nga Orizarja do të jenë gjithmonë  synonim i dashurisë ndaj atdheut. Të nderuar të pranishëm, jemi të vetëdijshëm se jemi mbledhur në një vend ku morëm shumë vendime të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. Betejave të suksesshme të brig.121,që me krenari mbanë emrin e  komandant – Kumanoves, njëherit  kjo brigadë siguroi funksionimin e një pjese të Shtabit të Përgjithshëm në Divjakë, Drejtorinë Politike në Fshatin e Ri,  Radio Kosovës së Lirë në Berishë, vendndodhja e këtyre institucioneve kryesore të drejtimit të luftës në këtë rajon, nga këtu udhëhiqej lufta, konsideroheshin veprime diplomatike SHBA-në, me qendra diplomatike evropiane, koordinoheshin veprimet operative mes UQK-së, dhe NATO-s. Në këtë kontekst roli i Brig.121, Ismet Jashari -Kumanova ishte sa i rëndësishëm aq edhe historik. Me emrin dhe  idealin e Komandantit të rënë  Ismet Jashari –Kumanova dhe shumë dëshmorëve të tjerë, u korrën fitore në beteja për t”i siguruar kombit shqiptar një të ardhme më të ndritshme. Vlerat e luftës së UQK-së, janë meritë  sakrificë dhe krenari e të gjithë shqiptare. Kjo luftë dhe vlerat që krijoi nuk mund të përvetësohen dhe as të jenë monopol i dikujt në asnjë kohë e rrethanë. Këto vlera do të jenë gjithherë përkushtim i  OVL-së, së UQK-së, rruga drejt bashkimit të plotë kombëtar asnjëherë nuk do të ndalët. Lavdi

      Rexhep Selimi, ish inspektor dhe anëtar  i SHP të UÇK-së

Të nderuar të pranishëm, të nderuar familje  të dëshmoreve, në veçanti e nderuar familja e dëshmorit Ismet Jashari -Kumanova,  familja e dëshmorit Muj Ali Krasinqi, familja e dëshmorit Beqir Gashi, dhe të gjitha familjet që janë prezente, të nderuar të pranishëm z. Limaj,  z.kryetari i Komunës z.Isni Kilaj, më lejoni që sot në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UQK-së, dhe të gjithë bashkëluftëtarëve UQK-së, të ndaj kujtimin me ju për gjithë dëshmoret e brigadës-121 Ismet Jashari-Kumanova dhe gjithë dëshmorëve të kombit. Duke qenë këtu në Berishë  pashmangshëm nuk mund t”i shmangemi gjithë atyre ngjarjeve, e pse jo edhe kujtimeve që ne bashkëluftëtarët e Ismet Jashari -Kumanova dhe të gjithë këta dëshmor që përkujtomë ne sot, kaluam në këto pjesë të Kosovës së Lirë, them të Kosovës së Lirë për shkak se  jemi pikërisht në vendin që asnjëherë nuk u shkel nga armiku, për këtë patjetër jemi  krenar. Këtu nuk jemi vetëm në maja të Berishës e të Kleqkës, po këtu jemi  sot edhe në majat e lavdisë së UQK-së, sepse këtu u arritën majet e lavdisë dhe sakrificës së të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut, prandaj sot me lejoni që kërkoj dhe të thërrasë Lavdi për të gjithë ata që ranë në fushat e nderit, dhe në emrin tuaj t”i përshëndes sot të gjithë familjet e dëshmorëve qofshin që janë këtu qofshin që nuk janë. Në emrin tim përshëndes familjen e madhe Jashari dhe familjen Haradinaj, dhe të gjitha familjet e dëshmorëve që dhanë çmimin më të madh për atdhe. Lavdi dëshmorëve të kombit, Lavdi  Ismet Jasharit, dhe Lavdi dëshmoreve  të brigadës 121 Ismet Jashari -Kumanova.

 Fatmir Limaj, Komandant Çeliku, ministër i MTPT-së

Të nderuar familje të dëshmorëve, i nderuar kryetar i komunës. Kilaj, zoti Selimi, të nderuar të pranishëm, i nderuari kryetar i veteranëve të UÇK,  ju bashkëluftëtar invalid. Sot e tash 12 vjet radhazi 25 gushti për ushtarët e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës për Brigadën 121, dhe për popullin e kësaj rrethine është nder dhe do të jetë përjetësisht ditë kur ne i përkujtojmë momentet më të lavdishme më të rënda, më të dhimbshme që ka përjetuar Kosova, që ka përjetuar Llapusha, Malet e Berishës po edhe momentet më të shkëlqyera që përcaktuan fatin e së ardhmes të vendit tonë.

  Për 12 vjet dhe 12 vjet më parë kjo zonë sikur anekënd Kosova ishte në flakë, e ardhmja e vendit tonë ende ishte e diskutueshme, e ardhmja e Kosovës ishte në përpjekje për liri a vdekje. Me këtë përpjekje shumë djemtë dhe vajza të Kosovës sakrifikuan jetën e tyre për të ardhmen e Kosovës, e ardhmja e vendit tonë e atdheut tonë u shënua u vulos me gjakun e bijve dhe bijave tona anekënd Kosovës po ashtu edhe dëshmorëve të kësaj brigade.

13 vjet më parë në vitin 1997 dhe 1998 nga ky vend ku jemi ne sot duhej 72 orë në këmbë të shkohet në Shqipëri. Njerëzit kalonin nëpër rrugë të ndryshme për të shkuar vazhduar studimet dikush për të parë mëmëdheun, dikush për tu armatosur për lirin e Kosovës, si do që të jetë të gjithë duhej që të kalonin një torturë të pa imagjinueshme për të mbërritur në kryeqytetin shqiptar dhe këta djem një pjesë e madhe e tyre që sot trupi i tyre i pushon në këtë kompleks përkujtimor pjesa dërmuese e tyre edhe shumë djem që janë mesin e juaj të gjallë kanë kaluar këtë rrugë 72 orë për tu armatosur për tu kthyer në Kosovë dhe për të vazhduar lirinë.

Ju e dini që një pjesë e madhe e djemve tonë  një numër i madh i dëshmorëve dhe heronjve të Kosovës kanë lënë gjakun e tyre trupin e tyre në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Çka ndodhi?  Duke iu falënderuar, e duke iu përkulur përjetësisht gjakut të këtyre burrave dhe grave këtu sot dhe anekënd Kosovës, rrugën e Kosovës me  Shqipërinë e kemi shkurtuar  për fëmijët dhe për nipat tanë përjetësisht përgjithmonë për 2 orë, dhe me kënaqësi sot  u them bashkëluftëtarëve tanë jo vetëm të brigadës 121, dhe  jo vetëm dëshmorëve po edhe të gjallëve që porosinë që ne ju qojmë është se  kemi bërë diçka që kemi siguruar për fëmijët tanë për nipat tanë që asnjëherë atyre mos u përsëritet dhe mos të bëjnë asnjëherë  rrugën që kemi bërë ne për të ardhur deri këtu ata do të avancohen edhe më tutje drejt asaj që ka qenë ideal i gjithë shqiptarëve kudo që kanë qenë dhe jemi në rrugën e drejt asaj rruge.

Në tubimet e tilla përkujtimore, kryetari i shoqatës përmendi historikun e kësaj brigade, historikun e dëshmorëve heronjve të Kosovës dhe unë nuk dua të flas shumë për të kaluarën sepse pjesa dërmuese e dini çka ka ndodhur këtu dhe normalisht janë të tjerët që duhet të flasin por thjesht unë dua të them për atë që po na vjen është se kamë porosi për mësuesit tanë anë e kënd Kosovës edhe jashtë Kosovës , ju kemi ofruar shumë afër në këto male të Berishës, prandaj ju ftoj shënoni datën e juaj kalendarike në shkollat e juaja për fëmijët tanë të vinë ti vizitojnë këto monumente historike, këto histori të gjalla që kanë ndodhur në një të kaluar jo të largët.

Ne ju kemi krijuar kushte që ju së bashku me nxënësit me fëmijët tanë të vini ti vizitoni vendet historike të maleve të Berishës dhe anekënd Kosovës, anë kënd vendit tonë.

Sot më afër se kurrë  janë veprat e dëshmorëve të brigadës 121, sot më afër se kurrë dhe më lehtë  se kurrë mund të vizitoni dhe të shëtitni çdo rrugë, çdo pjesë kur këta djem kanë bërë historinë e Kosovës së re, duke filluar nga qafa e Duhlës, nga Shala, nga përmendorja e Rifat Berishës, nga Tërpeza të gjitha këto rrugë na bien këtu te ky Kompleks i Dëshmorëve jo rastësisht e ka titullin “Të gjitha rrugët qojnë në kompleksin e dëshmorëve në Kleqkë “ ,prandaj ju ftojë merrni djemtë dhe vajzat vizitoni këto vende tregoni shpalosni historinë më të re të Kosovës sepse këtë që e kemi sot dhe këtë që do ta ndërtojmë të ardhmen nuk e kemi të falur askush nuk na ka dhuruar, e kemi të fituar dhe e kemi fituar me gjak të shtrenjtë me djemtë më të rijë,  djemve të cilët   me vullnetin e tyre e dhanë çdo gjë për ta gëzuar ne lirinë.

Ne sot e kemi thanë edhe hera të kaluara, duke qenë e ardhur këtu nuk i nderojmë dëshmorët, dëshmori nuk nderohet vetëm me një vizitë te varrezat, jeta dhe vepra e dëshmorit nderohet në qoftë se vazhdojmë rrugën e tyre të drejtë të pandërprerë çdo ditë përpjekje e sakrificë për ta ndërtuar Kosovën dhe për ta realizuar ëndrrën e tyre që ata kanë pasur për të parë një vend ashtu siç duhet të jetë.

Ne në realitet duke ardhur këtu e ndihmojmë më shumë veten tonë, duke ardhur e duke u përkulur para këtyre  bijve tonë që e dhanë jetën për lirin e Kosovës ne i shohim se nuk kemi bërë shumë për vendin tonë, ata që mendojnë se po bëjnë shumë për Kosovën dhe për ndërtimin e Kosovës le të vizitojnë këto komplekse, jo vetëm kompleksin e Kleqkës po anë e kënd Kosovës le të shohin që ka pasur burra që kanë bërë shumë më shumë për vendin, dhe asgjë nuk ka pasur më e shtrenjtë se jeta prandaj vizita në komplekse dhe vende historike ne na ndihmon për të korrigjuar jetën tonë na ndihmon për të parë më larg po na  ndihmon për të kujtuar edhe të kaluarën tonë ku ishim dje dhe ku jemi sot, ne harrojmë shpejt po ne e kemi obligim fëmijëve tanë tu tregojmë ku kemi qenë para 15 viteve dhe ku jemi sot të gjithë duhet të mendojmë pak dhe ku do të shkojmë dhe nëse mendojmë kështu atëherë jam i bindur që shumë më pak do të gabojmë shumë më shumë do të duam njëri tjetrin e mbi të gjitha shumë më shumë do ti shërbejmë vendit tonë dhe nuk do të lejojmë të qesim distanca dhe pengesa atyre që kanë vendosur mbi me çdo kusht mbi çdo çmim për ta ndërtuar atdheun pavarësisht pengesave dhe telasheve që na dalin, dhe ne këtu jemi betuar nuk ka as një forcë nuk ka as një pengesë nuk ka as një prapaskenë që mund të na ndal për ta ndërtuar Kosovën dhe për të realizuar idealet tona që kanë pasur këta djem

Ne do të vazhdojmë përpjekjen tonë, ne do të vazhdojmë angazhimin tonë,ne të gjallët e ish UÇK nga 12 qershori 1999 jetën e kemi dhuratë të dytë , jeta dhurohet një herë kur lind ta dhuron zoti, ta kënaq nënën dhe babën dhe ta dhuron fëmijën.

Po dua të ju them që për çdo ushtar të UÇK që sot është i gjallë e ka të dhuruar jetën për së dyti, e unë dua të ju them se ne nuk e bëjmë fort hesap jetën për të realizuar idealin tonë do të shkojmë deri në fund në realizimin e kombit.

Ju falënderojë që sot të gjithë jemi këtu ne vijmë përditë në këtë kompleks dhe përditë shohë vizitor që vijnë dhe vizitojnë ndjehemi mirë që kemi krijuar mundësi dhe kushte për të ardhur e të vizituar dhe  nderuar këto burra që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës thua që do të ndjehesha shumë i nderuar që të gjithë së bashku të vazhdojmë traditën për të nderuar dhe respektuar të gjithë dëshmorët kudo që janë në mesin e shumë burrave këtu kemi heroin e shqiptarëve djemve të Kosovës të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi heronj i cili u bë frymëzim i luftës çlirimtare dhe lirisë anë e kënd Kosovës, Shqipëri Maqedoni ,Mal të Zi heroi mes trimave dhe dëshmorëve Ismet Jasharin Kumanovën, sot për tu treguar që në mesin tonë dhe në mesin e këtyre burrave që pushojnë sot është një burrë i madh i cili është simbol dhe themel i kësaj ushtrie të re që po ndërtohet sot sepse ai i ka vë bazat e para të  një ushtrie të rregullt me standarde të Nato-s, dhe sot AI  burrë po ashtu pushon në mesin e bashkëluftëtarëve të vet, dëshmorëve të kombit, nga gjeneral oficer Agim Qelaj  u dha baza e kësaj ushtrie që nesër do ta kemi në Nato dhe baza është që ky burrë e ka vënë këtu .

Sot e gjithmonë në mesin e këtyre burrave është edhe një përfaqësues i kësaj treve njeriu që bëri çdo gjë shkriu çdo gjë pasurinë jetën familjen çdo gjë për ti krijuar kushte dhe mundësi rritjes së UÇK, zhvillimit të UÇK është Sadik Shala dëshmorë i kombit, në mesin tonë po ashtu sot është një burrë i madh i cili nëpër odat e Kosovës është çmuar shumë për Mic Sokolin, rapsodët tanë dhe me këtë kënaqësi dhe ndjenjë e krenarie kemi dëgjuar vargje, poema, poezi, kemi parë filma dhe këngë për Mic Sokolin. Dua të ju them që fatmirësisht Mic Sokoli nuk ka vdekur në at kohë  Gryka e Llapushnikut ka nxjerr  një Mic Sokol të fuqishëm dhe ai është komandanti ynë i nderuar legjendar Ymer Alushani, i cili po ashtu si Mic Sokoli ju përgjigj ushtrisë policisë serbe .

Sot po ashtu në mesin e dëshmorëve dhe përfaqësues i studentëve janë dhjetëra student dëshmorë ne këtë kompleks të dëshmorëve është një djalë që frymën intelektuale studentore zjarrin studentor të lëvizjes së studentëve të Kosovës e ngritën në UÇK sot në mesin e këtyre djemve është Ibrahim Mazreku.

Për të mos u hy në hak 66 dëshmorëve, unë i përmenda përfaqësuesit e tyre, sepse këta djem që i përmenda secili nga ata ka pasur grupin e vet të ushtarëve, të cilët sot janë të pavdekshëm. Në fund i lutemi zotit që të gjithë së bashku t’i bashkohemi atyre atje, dhe të vazhdojmë realizimin e ëndrrës së tyre për ta bërë Kosovën ashtu siç e deshën ATA. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Kombit.

Sadullah Duraku, kryetar i Komunë së Likovës

 Të nderuar vëllezër e motra, të nderuara familje të dëshmorëve , e nderuar dhe e respektuara familje e Ismetit, bashkëveprimtar dhe invalid të luftës. Sot këtu takohemi në Kleqkën e madhe ku ishin takuar dhe ishin tubuar dhe ish dhënë zëri i arsyes, ku ky zë morri përmasa edhe më të mëdha edhe në pjesën tonë të Karadakut, aty ku jemi e ku është edhe bashkëvendasi im, Ismet Jashari. Andaj shumë tryeza të mdha bëhen por tabu temat u thyen nga dy personalitete nga Ismet Jashari nga Orizarja dhe Brigada 113 Ismet Jashari  në Kumanovë ishte udhëhequr nga Fadil Nimani nga Gërgoci i Gjakovës. Kështu këto dy Brigada kishin bërë një nam të madh, dhë vënë një ghurmë në historinë e Kombit. Ju e dini se në Republikën e Maqedonisë u bë Marrëveshja e Ohrit kurse në Kosovë u shpall Shteti i Pavarur. Andaj këta të dy nuk ishin rastësisht komandant të këtyre Brigadave. Ne të gjallëve na mbetët që rrugë  veprimin e tyre dhe amanetin e tyre ta qojmë në vend. Andaj në emrin tim personal, në emër të qytetarëve të Komunës së Likovës, në emër të ish komandantit të Ushtrisë Qlirimtare Kombëtare z. Ali Ahmeti, ju përshëndes dhe lavdi dëshmorëve të kombit anembanë.

Besim Qelaj vëllai i dëshmorit Agim Qelaj

Faleminderit për ardhjen tuaj këtu. Dje duke fol me këta shokët këtu një plak më pyeti : Ku po shkon Besim? Pa vetëdije i thash po shkoj në Vraninë, mu kujtua se gabova desha t’i them në Kleqkë. Por kur u ktheva dhe desha ta përmirësoj gabimin , plaku më tha : Jo lere se ti je tu shkuar në Vraninë. E mu kujtuan fjalët e djalit të Agimit i cili gjithmonë mi përkujton ato këngët e Lahutës se Malcis: Trima ka e trima s’ka

                               Po si ka trima n” Shqipni

                               si ka krajli si ka mbreti

                               si ka toka e si ka deti .

E këta janë këta trima që nuk i ka kush veç neve andaj duhet të jemi shumë krenarë!

Kontrolloni gjithashtu

Albert Zholi

-Albert Z. ZHOLI: Flasin për Ditën e Verës: Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka

Flasin Luan Zhegu, Bashkim Alibali, Paro Ziflaj dhe Vitore Stefa. Leka -Dita e Verës nuk …