Po bëhen përgatitjet për mbajtjen e festivalit folklorik “Oda e Llapushës”

Të hënën është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj. Në mesin e shumë çështjeve të trajtuara në këtë mbledhje, u bë e ditur se janë duke u bërë përgatitjet për organizmin dhe mbajtjen e edicionit të gjashtë të Festivalit Folklorik “Oda e Llapushës”.

Sipas Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e festivalit dhe janë duke punuar shumë, që ky festival të jetë shumë cilësor në paraqitjen e vlerave të pasura të folklorit tonë. Këtë vit pritet që pjesëmarrja të jetë më e madhe, në krahasim me vitet tjera, pasi festivali e ka krijuar traditën e tij dhe interesimi për pjesëmarrje është shumë i madh.

Në këtë mbledhje, edhe drejtoria e arsimit, ka njoftuar se ka përfunduar viti shkollor 2018-2019, ndërsa është duke vazhdua mbajtja e garave të ndryshme shkollore, ku nxënësit e komunës sonë, janë duke treguar rezultate. “Një nxënës nga Komuna e Malishevës, e përfaqëson Kosovën në garat ndërkombëtare të matematikës, ndërsa gara në nivel republikan, në kreativitet dhe mendim kritik, nxënësit e Komunës së Malishevës, i kanë fituar shtatë vende të para, të dyta dhe të treta”, u tha në mbledhjen e sotme.

Po ashtu u raportua për fushatën e dezinsektimit selektiv kundër rriqrave, që është duke u bërë në zonat endemike, si masë parandaluese në kuadër të zbatimit të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo.

Sa i përket realizimit të investimeve kapitale, u bë e ditur se po vazhdohet me realizimin e investimeve dhe realizimi i projekteve është duke vazhduar sipas planifikimeve dhe dinamikës së paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …