leoni

“Limak” investon 3 milionë euro në aeroportin “Adem Jashari”

Kompania “Limak”, ka mbajtur të hënën konferencë për medie, ku ka prezantuar përgatitjet dhe investimet e bëra për sezonin e verës, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me këtë rast, Haldun Firat Kokturk, Drejtor Gjeneral i Aeroportit, ka bërë të ditur shumën e investimeve që janë bërë këtë vit në ANP “Adem Jashari”.

“Për  herë të parë me këto pajisje kemi investuar 3 milionë euro dhe kemi rritur edhe kapacitetin e operimeve  tona dhe kemi investuar  600 mijë euro në IT. Përveç kësaj duam të  arrijmë kënaqësitë e udhëtarëve. Operacionalisht jemi ndër kompanitë më të suksesshme në rajon”, u shpreh Kokturk.

Ai po ashtu, ka thënë se falë investimeve dhe punës së madhe këtu në aeroportin e Prishtinës, numri i udhëtarëve është rritur për 20 për qind. “Parashikimet për korrik janë se do të kemi një rritje për 20 për qind, që do të thotë se për here të parë në historinë e Kosovës, do të ketë me shumë se 300 mijë udhëtarë brenda një muaji. Sigurisht se këto rritje të vazhdueshme sjellin përgjegjësi të reja”, ka deklaruar Drejtori Gjeneral, Haldun Firat Kokturk.

Kurse, Shpend Maliqi komandant i policisë ne aeroport tha së janë të përgatitur të jenë në shërbim 24 orësh. “Sikur që tha drejtori në presim një fluks të madh të qytetarëve. Për dy muaj do të kemi 600 mijë udhëtarë. Na kemi 24 orë me kapacitete 200 për qind. Kemi filluar patrullimin me armë të gjata”, u shpreh Maliqi.

I pyetur se sa është numri i pjesëtarëve të sigurisë në këtë sektor, ai ka thënë se janë 105 dhe se ky numër do të rritët. “Komplet staf jemi 105, besoj se numri do të rritet”, është përgjigjur Shpend Maliqi, Komandant i Policisë në ANP “Adem Jashari”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …